Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha dhe Topalli zhvillojnë homazhe për nder të futbollistit të shquar Panajot Pano
English

Berisha dhe Topalli zhvillojnë homazhe për nder të futbollistit të shquar Panajot Pano

Tiranë, 28 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot homazhe në Pallatin e Kongreseve, për nder të futbollistit të shquar Panajot Pano.

Në prani të përfaqësuesve të tjerë të lartë të Qeverisë, deputetë dhe personalitete sportive, kryeministri Berisha ngushëlloi familjarët e të ndjerit Pano, për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

"Sot kombi i thotë lamtumirë sportistit, futbollistit, personalitetit më të shquar të sportit në historinë e Shqipërisë, më të talentuar, më të dashur, më popullor. Panajot Pano, ishte futbollisti i jashtëzakonshëm, që për dekada, mbushi me gëzim, entuziazëm, krenari dhe dashuri, zemrat e të gjithë sportdashësve shqiptarë, përfaqësoi sportin, cilësitë sportive të shqiptarëve, performancën e tyre, më mirë se kushdo tjetër.

Vërtetë sot ai ndahet nga jeta, por lë një trashëgimi të jashtëzakonshme, një emër të nderuar për sot dhe për të gjitha kohërat" tha në fjalën e tij para mediave, kryeministri Berisha.

Ndërkohë që edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bëri sot homazhe në nder të legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 71 vjeçare.

"Aty pashë fanellën me numër 10. Ishte 10 në të gjitha kuptimet. Një yll i botës së futbollit dhe botës së sportit në përgjithësi. Unë nuk njoh një njeri më të dashur, jo vetëm për tifozët por për të gjithë shqiptarët dhe për të gjitha familjet tona. Sot i themi falemnderit!" tha Topalli në prononcimin e saj për mediat.

k.k/NOA

KOMENTE