English

Marrëdhëniet Podgoricë-Beograd, në nivelin më të ulët politik

Podgoricë, 28 janar NOA - Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Malit të Zi dhe Kosovës, raportet Podgoricë-Beograd kanë zbritur në nivelin më të ulët politik. Serbia e ka tërhequr ambasadorin e vet vetëm nga Mal të Zi, por jo edhe nga vendet tjera që e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie të plota diplomatike me të.

"Analitika" e Podgoricës konstaton se relacionet politike të Serbisë e Malit të Zi përsëri kanë hyrë në një fazë negative, si reagim pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe paralajmërimit të shkëmbimit të shpejtë të ambasadorëve.

Ambasadori i Serbisë në Mal të Zi, Zoran Lutovac, është tërhequr në konsultime, pa dhënë ndonjë shenjë të kthimit të afërm, ndërkaq ambasadës malazeze në Beograd, së bashku me notën i ka dërguar edhe faturën e patitulluar për qiranë e vilës "Crnogorka" /Malazezja/ në Dedinje.

Keqësimi i marrëdhënieve politike, të cilat patën arritur pikën më të ulët që në kohën e Voisllav Koshtunicës, nuk i kanë prekur relacionet ekonomike.

Përkundrazi, Mali i Zi është partneri numër një i tregtisë së jashtme, shteti i vetëm në të cilin Beogradi ka suficit në fushën e shkëmbimit tregtar.

Në opinionin serb, krahas themelimit të ndërmarrjes shtetërore për blerjen e një pjese të Portit të Tivarit, dhe modernizimin e transportit hekurudhor - me pompozitet është paralajmëruar lajmi në pjesëmarrjen e tenderëve malazias, e kjo ka "ngrohur" zërat e mëparshme se Beogradi, kësaj radhe ekonomikisht, do të mund të ndikonte drejtpërdrejt në vendimet politike të Podgoricës.

Ministri malazez i Ekonomisë, Branko Vujoviq, deklaron për Portal Analitikase janë të mirëseardhur investuesit serbë në tenderët për privatizimin e një pjese të Portit të Tivarit dhe Hekurudhës, me kusht se do të bëjnë oferta cilësore dhe të mira.

Vujoviq konsideron se nuk ekziston frika, se sikur Serbia të bëhej pronare e një pjese të Portit të Tivarit dhe të Hekurudhës, do të mund të ndikojë politikisht mbi Podgoricën. Drejtori i Qendrës për studime rajonale nga Novi Sadi, Aleksandër Popov, shprehet se "Serbia është e vetëdijshme që Mali i Zi përfundimisht është shtet i pavarur, por shihet qartë se "disa struktura politike nuk dëshirojnë ta pranojnë këtë fakt!"

i.b/e.r/NOA

KOMENTE