Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kufiri Shqipëri-Greqi, çështje e bartur që duhet zgjidhur
English

Meta: Kufiri Shqipëri-Greqi, çështje e bartur që duhet zgjidhur

Tiranë, 28 Janar NOA - Pak para se të nisej për në Londër një një axhendë diplomatike, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta iu përgjigj nj serie pyetjesh që lidheshin me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar marrëveshjen mes qeverisë greke dhe asaj shqiptare për caktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Meta siguroi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht nga cilido që mund të jetë mendimi dhe argumentimi përkatës i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, janë marrëdhënie të cilat do të ecin përpara.

Por z.Meta paralajmëroi se "zgjidhja e gjithë çështjeve të cilat janë të mbartura nga e kaluara, sikurse është dhe çështja e këtyre kufijve, absolutisht që është një gjë e domosdoshme, aq më tepër për një vend që synon të integrohet në Bashkimin Europian si Shqipëria".

Këtu Meta theksoi se "çdo gjë do të bëhet duke respektuar institucionet e dy vendeve, duke respektuar ligjin ndërkombëtar dhe cilido që do të dëshironte që ky vendim do të cënonte marrëdhëniet mes dy vendeve, jam i bindur se do të mbetet i zhgënjyer".

Më poshtë gjeni të plota përgjigjet e pyetjeve për z.Meta:

Z. Meta, Gjykata Kushtetuese është shprehur sot përsa i përket marrëveshjes që përcakton ndarjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. A keni një koment?

Ju e dini se që në momentin që kjo çështje ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, qeveria ka ndërprerë çdo lloj debati publik për këtë çështje, pasi ka bërë gjithë transparencën e duhur dhe të domosdoshme më parë, pikërisht në respekt të pavarësisë së institucioneve dhe të Gjykatës Kushtetuese për rastin në fjalë.

Jemi njohur lidhur me një vendim të caktuar që është marrë.

Natyrisht që shtypi këtu e ka forcën, ai i merr informacionet përpara politikës, ndaj ne e respektojmë shtypin dhe pushtetin tuaj, siç respektojmë dhe pushtetin e gjykatave.

Ajo që dua të them është se në cilindo rast, sikurse jam shprehur dhe përpara se kjo çështje të ankimohej në Gjykatën Kushtetuese, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo është një domosdoshmëri që vjen nga respekti i qeverisë për pavarësinë e gjykatave dhe të institucioneve të pavarura, pavarësisht nga pretendimet apo nga rezervat që mund te kemi ndaj çdo lloj vendimi, pasi ne do të lexojmë me vëmendje dhe argumentimet që do të jepen dhe kuptohet që do të bëjmë edhe sqarimet e duhura.

Por dallimi esencial midis kësaj mazhorance evropiane për integrim me lidershipin aktual të opozitës aktuale, është pikërisht ky: Ne i respektojmë vendimet e gjykatave edhe kur na pëlqejnë, edhe kur mund të kemi rezerva për to. Kurse ata janë vetëm për ato vendime që u pëlqejnë dhe i injorojnë kur këto vendime bien në kundërshtim me pëlqimet, apo dhe me interesat e tyre të ngushta politike.

Sa mund të ndikojë kjo në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe shtetit grek?

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht nga cilido që mund të jetë mendimi dhe argumentimi përkatës, janë marrëdhënie të cilat do të ecin përpara, ashtu sikurse jemi të bindur se zgjidhja e gjithë çështjeve të cilat janë të mbartura nga e kaluara, sikurse është dhe çështja e këtyre kufijve, absolutisht që është një gjë e domosdoshme, aq më tepër për një vend që synon të integrohet në Bashkimin Europian si Shqipëria.

Çdo gjë do të bëhet duke respektuar institucionet e dy vendeve, duke respektuar ligjin ndërkombëtar dhe cilido që do të dëshironte që ky vendim do të cënonte marrëdhëniet mes dy vendeve, jam i bindur se do të mbetet i zhgënjyer.

Në eksperiencën tuaj të gjatë si Ministër i Jashtëm, a duhej që në këtë rast pala shqiptare të merrte plotfuqinë e Presidentit?

Ne nuk do të bëjmë asnjë sqarim pa pasur të zbardhur qëndrimin dhe argumentimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushdo që të jetë vendimi, ne e kemi thënë para se kjo çështje të shkonte në Gjykatën Kushtetuese, ne do ta respektojmë, sepse respektojmë pavarësinë e gjykatave që është esenciale për një vend demokratik dhe që do të bëhet evropian.

Nuk jemi si ata që respektojnë ato vendime të gjykatave që pëlqejnë dhe kundërshtojnë ato,vendimet e të cilave nuk janë në interesin e tyre të ngushtë. Ky është qëndrim parimor. Përsa u takon sqarimeve apo vlerësimit tonë për argumentimet, arsyet të cilat kanë çuar në një vendim të caktuar, ne do i bëjmë publike në momentin e duhur. Por derisa asgjë nuk është e qartë dhe zyrtare përfundimisht sigurisht që edhe ne rezervohemi të bëjmë komente të cilat mund të ishin të parakohshme.

Për rinegocimin e marrëveshjes, a do të jetë i njëjti grup që bëri negocimin e parë të kësaj marrëveshjeve mes dy vendeve?

Do të lexojmë me shumë vëmendje të gjitha argumentet që do të jepen në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Më pas do të japim sqarimet për ju dhe për gjithë opinionin publik dhe pa asnjë diskutim, do të jemi sërish para jush për tju bërë të qartë sesi do të ecet më tej. Absolutisht që çështje të tilla, që janë të mbartura, janë çështje të cilat do të zgjidhen, në respekt të vendeve përkatëse, natyrisht dhe në respekt të ligjit shqiptar dhe me përkushtimin e pamohuar për të ardhmen evropiane, sidomos të vendit tonë.

Ju vjen mirë, apo ju vjen keq për këtë vendim të gjykatës?

Mua nuk më shkon të them as që më vjen mirë dhe as që më vjen keq. Mua më takon të them se do të respektojmë vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse na vjen mirë apo jo, të bindur apo jo, do të shikojmë dhe argumentimin, Por ju e dini që atje janë bërë pyetje të cilat i takojnë dhe Parlamentit, sikurse ishte pyetja që u drejtohej përfaqësuesve të qeverisë: " Nga niseni ju kur thoni se përse janë të mira marrëdhëniet me Greqinë?" Megjithatë, na pëlqen s'na pëlqen, jemi të bindur s'jemi të bindur, ne respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky është një vend evropian i cili bazohet në respektin ndaj vendimeve të gjykatave. Më pas ne do të shohim argumentimet dhe do të japim sqarimet të cilat absolutisht që do të jenë transparente përpara jush, si gjithmonë.

e.r/NOA

KOMENTE