English

Ministria e Transporteve: Vazhdojnë punimet në tunelin Thirrë-Kalimash

Tiranë, 28 janar NOA - Ministria e Transporteve ka deklaruar sot se punimet në tunel vazhdojnë sipas afateve të përcaktuara nga DPR dhe kompanitë dizenjuese të tunelit.

"Momentalisht në tunel punojnë 10 ekipe me një numër total prej 200 punëtorësh. Puna vazhdon paralelisht në të dy tubat e tunelit, ditën dhe natën.

Pas shembjes së dheut të ndodhur më 5 nëntor 2009 është implementuar stabilizimi punimeve në të dy tunelet në të gjithë zonën ku ka pasur problem gjeologjike dhe zona të cilësisë së dobët shkëmbore" thuhej në njoftim.

Dizenjimi i rishikuar parashikon që izolimi primar i zonave të pa betonuara të kryhet në një trajtë ovale dhe forcimi të bëhet përmes betonimit dhe forcimin me struktura hekuri.

Izolimi përfundimtar sipas dizenjimit të rishikuar parashikon riforcim me 500mm beton. Për t'i minimizuar lëvizjet dhe për të siguruar stabilitet unaza e tunelit është mbyllur në një seksion prej 12m para se të avancohet në seksionet e tjera.

k.k/NOA

KOMENTE