Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama në fjalimin vjetor: Lufta në Irak mbaroi, amerikanët të kthehen në shtëpi
English

Obama në fjalimin vjetor: Lufta në Irak mbaroi, amerikanët të kthehen në shtëpi

Uashington, 28 janar, NOA - Lufta në Irak është drejt përfundimit të saj dhe të gjithë trupat ushtarake amerikane që ndodhen atje, së shpejti do të kthehen në Amerikë.

Një fakt të tillë e ka bërë publikisht me dijeni presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama gjatë fjalimit të tij të parë vjetor mbajtur në Kongresin amerikan për gjendjen aktuale në vend.

Sipas tij, të gjitha trupat luftarake do të tërhiqen nga Iraku deri në fund të gushtit, siç është planifikuar dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përkrahin qeverinë irakiane gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

"Ndërsa po luftojmë Al Kaedën, kemi përgjegjësinë që Irakun t'ia lëmë popullit të tij. Si kandidat, premtova se do t'i jap fund kësaj lufte dhe kjo është ajo që po bëj si president. Të gjitha trupat tona luftarake do të kthehen deri në fund të gushtit. Ne do ta mbështesim qeverinë irakiane dhe do të vazhdojmë të jemi partner me popullin irakian për të promovuar paqe dhe stabilitet rajonal", tha Obama lidhur me një fakt të tillë.

Ndërsa lidhur me problemet aktuale të SHBA-ve presidenti Obama se nuk ka qenë asnjëherë më optimist për të ardhmen e vendit të tij dhe se demokratët e republikanët duhet të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet ekzistuese.

"Përballemi me sfida të mëdha dhe të vështira. Ajo që shpreson populli amerikan dhe ajo që meriton ai është për të gjithë ne demokratët dhe republikanët të punojmë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona për të dalë mbi peshën mpirëse të politikës", u shpreh ai mbi një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE