Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Orik Shyti: Berisha sërish në vështirësi, thërret në ndihmë Hakmarrjen për Drejtësi
English

Orik Shyti: Berisha sërish në vështirësi, thërret në ndihmë "Hakmarrjen për Drejtësi"

Tiranë, 28 Janar NOA - Një debat është ndezur sot mes Orik Shytit dhe Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit doli sot me një deklaratë për media ku thoshte se kishte zbuluar lidhjet e Arta Dades me Shytin, i proceduar penalisht në Shqipëri si i përfshirë në krime të së ashtuquajturës "Hakmarrja për Drejtësi", akuza të cilat nuk janë pranuar asnjëherë nga i pandehuri.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë dhënë para pak minutash për agjencinë NOA, nga Orik Shyti si dhe deklaratën e plotë të PD publikuar nga zëdhënësja Erla Mëhilli:

Përgjigje për Sali Berishën

Nga Orik Shyti

Sa herë që është në vështirësi Sali Berisha thërret në ndihmë "Hakmarrjen për Drejtësi".

E shpiku organizatën kriminale me emrin "Hakmarrja për Drejtësi" në prag të zgjedhjeve lokale të 20 tetorit 1996, vetëm pak muaj pasi kishte vjedhur zgjedhjet e përgjithshme të 26 majit 1996 dhe kur gjithë faktorët ndërkombëtarë po e tregonin me gisht si vjedhës dhe uzurpatorë të pushtetit.

Që nga ajo kohë është ndodhur në vështirësi edhe shumë herë të tjera. Gjithnjë për shkak të bëmave të tij e ka thirrur në ndihmë bijën e tij ilegjitime "Hakmarrjen për Drejtësi". Këtë bëri edhe sot, më 28 janar 2010. I ekzaltuar nga "suksesi", si fillim, nxori zëdhënësen për t'i thënë opinionit: "Pak kush na ka besuar, por ja ku janë provat që Partia Socialiste është e lidhur me "Hakmarrjen për Drejtësi". Provat që demonstron para kamerave janë mandat-postat që një qytetar i lirë, i njohur i imi, postoi kolitë që nuk kishte kush t'i postonte. Ato nuk kishte kush t'i postonte, sepse familjarët kanë marrë arratinë nga përndjekja e pandalshme, shumëvjeçarë e kriminale e Sali Berishës, të afërmit dhe miqtë e hershëm nuk guxojnë se janë të terrorizuar nga banditët që Sali Berisha i ka veshur me pushtet.

Qytetari i lirë nuk kishte arsye të fshihte emrin e tij. Ai nuk ka asnjë lidhje me akuzat që Sali Berisha i ka bërë "Hakmarrjes". Por ka një lidhje që nuk e ka marrë parasysh. Ka nënën deputete të opozitës dhe sipas Sali Berishës fëmijët e kundërshtarëve të tij politik, më e pakta, duhet të jenë të lidhur me krimin. Po sipas tij, vetëm fëmijët e tij duhet të jenë engjëj krenarë se kanë baba Saliun.

Ndërkohë, as unë nuk e fsheh emrin tim dhe adresën ku banoj, sepse jam qytetar i lirë në këtë vend, paçka se Sali Berisha i kërkon policisë ndërkombëtare (Interpolit) të më arrestoi për llogari të tij, duke u bërë qesharak sepse gjithkush e di se ku ndodhem.

Mandatet postare janë dokumente të ligjshme të shtetit shqiptar dhe kolit nuk kanë brenda sende të ndaluara nga ligji. Ligjërisht dhe logjikisht nuk jam unë që duhet të ndihem i turpëruar. Ligjërisht dhe logjikisht në bankën e drejtësisë duhet të ishte ulur Sali Berisha që futi në një apartament në qendër të Tiranës armë, dinamit, mina dhe gjithçka që ia mori mendja se duhet të kishte një organizatë kriminale që të besohej se donte ta "rrëzonte me dhunë nga pushteti, ta vriste" etj., pa harruar t'i shkruante "organizatës kriminale" platformën dhe në kapakët e saj edhe emrin "Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë". Dhe të gjitha këto prova gjykatat i kanë shpallur të pavërteta, por të mjerët gjyqtarë, në vend që të shpallnin emrin e falsifikatorit që krijoi prova të rreme për të dënuar një grup njerëzish dhe për të implikuar opozitën, dënuan viktimat.

Fjala turp nuk ka vend të përdoret për Sali Berishën. Ai me turpin, shpifjen dhe gënjeshtrën ka vite që krenohet.

Jam i sigurt se një ditë drejtësia do çlirohet nga Sali Berisha dhe ai do përgjigjet para ligjit për krimet që ka kryer ndaj familjes time.

Deklarata e lexuar nga Erla Mëhilli:

Partia Demokratike dëshirojnë të njohë opinionin publik me një fakt shumë të rëndë.

Pak kush na ka besuar deri dje po kjo është një provë që fakton të gjitha akuzat e mëparshme se Arta Dade dhe familja e saj janë të lidhura me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë dhe Ballkanit.

Në këtë foto, shohim qartë 2 koli, pra 2 pako që djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dërgon me postë Orik Shytit, pra njërit prej eksponentëve të organizatës më të rrezikshme kriminale të "Hakmarrjes për Drejtësi".

Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden në njeriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës.

Daden dhe Ramën i bashkon Aldo Bare dhe "Hakmarrja për Drejtësi".

Pra zonja, që në emër të Ramës kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës nuk është gjë tjetër, dhe kjo foto e fakton, veçse ndrikulla e "Hakmarrjes për Drejtësi" që zbaton urdhrat e kumbarit Edvin Kristaq Rama.

e.r/NOA

KOMENTE