Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Toçi: Protestat Orikum, kërkohet zgjidhje konsensuale
English

PS, Toçi: Protestat Orikum, kërkohet zgjidhje konsensuale

Tiranë, 28 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka reaguar për protestat në Orikum.

"Në vend që të dëgjojnë zërin e njerëzve që po u grabitet toka njerëz të veshur me pushtet në Tiranë dhe në Vlorë dërguan policinë e shtetit për t'iu kundërvënë me dhunë protestës paqësore, duke sjellë në kujtesë konfrontimet e tetorit të vitit të kaluar me banorët e Orikumit dhe skenat e turpshme të kësaj policie, e cila për interesat e një klani që ka uzurpuar pushtetin prangos dhe përgjak një komunitet të tërë të pambrojtur.

Edhe në ditën e djeshme policia e shtetit ka ushtruar forcën dhe ka arrestuar drejtuesit e shoqatës "Për mbrojtjen e tokave bujqësore", Remzi Jazo e Mitro Çapo, për t'i bërë presion dhe për të frikësuar banorët, edhe pse ishte kërkuar më parë leja për protestë paqësore në organet e rendit" tha Toçi, duke shtuar se Partia Socialiste kërkon të bëjë të qartë qëndrimin e saj për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi gati 20-vjeçar, duke harmonizuar kërkesat e të gjithë grupeve të interesit, për të mos u bërë shkak për konflikte të reja sociale dhe në zbatim të plotë të parimeve dhe normave që rrjedhin nga Kushtetuta e Shqipërisë.

"Partia Socialiste, me specialistët dhe juristët e saj është e gatshme dhe e interesuar të kontaktojë dhe të diskutojë në çdo moment me shoqatat dhe përfaqësuesit e subjekteve të shpronësuara për një zgjidhje sa më të drejtë të këtij të problemi të trashëguar, ashtu siç ka vepruar në disa raste edhe me banorët e zonave bregdetare, të cilët i kanë këto toka në përdorim.

Ne i kërkuam publikisht Presidentit të Republikës që të mos e dekretonte këtë ligj që u rrëmben tokën dhe i hedh në rrugë njerëzit në nevojë, por që nuk e zgjidh as problemin e subjekteve të shpronësuara, pa u diskutuar më parë me të gjitha grupet e interesuara, pronarët e vjetër dhe përdoruesit e sotëm, për t'i dhënë zgjidhjen përfundimtare këtij problemi, që vetëm ka nxitur konflikte dhe ka penguar e bllokuar zhvillimet normale të vendit për dy dekada të tëra.

I bëjmë thirrje strukturave të policisë së shtetit që të mos bëhen vegël e verbër e partiakëve lokalë, e pushtetit dhe shërbëtoreve të tij, që të heqë dorë nga ushtrimi i dhunës ndaj njerëzve në nevojë dhe të respektojë të drejtën e tyre kushtetuese për protesta paqësore" përfundoi Toçi.

k.k/NOA

KOMENTE