Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama lëvdon Kushtetuesen për rrëzimin e paktit kufitar me Greqinë
English

Rama lëvdon Kushtetuesen për rrëzimin e paktit kufitar me Greqinë

Tiranë, 28 Janar NOA - Kryetari socialist Edi Rama shprehu vlerësim të dukshëm sonte ndaj Gjykatës së Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes SHqipëri-Greqi, për përcaktimin e kufijve detarë mes dy vendeve.

Për më tepër, Rama e konsideroi marrëveshjen si një fatkeqësi kombëtare që u arrit të ndalej.

Në prononcimin e mbrëmjes së sotme për media, Rama tha se pushtetin Berisha e do "për të ndjellë fatkeqësi të pariparueshme për këtë komb siç do të ishte edhe hyrja në fuqi e asaj marrëveshjeje që u denoncua nga gazetarë kurajozë e u pengua momentin e fundit nga gjykatësit falë nismës së kësaj opozite".

Kurse komentoi: "Pikërisht dje, kur duhet t'u kërkonte shqiptarëve ndjesë për marrëveshjen që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese pa asnjë votë kundër, ky Esat Toptan i kohëve moderne, akuzonte si antishqiptare opozitën për ngritjen e zërit në Këshillin e Europës në mbrojtje të vlerave dhe parimeve europiane të demokracisë".

Sipas Ramës, "Sali Toptani nuk njeh kufi në paturpësinë e tij, ditën që rrëzohet për të gjashtëmbëdhjetën herë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës e të interesave që Kushtetuta mbron, i vërsulet opozitës si rrezik për vendin, duke nxjerrë gjuhën për të bërë pis opozitarët që nuk i emëron dot në delegacionet e parlamentit dhe as i dërgon dot korridoreve të Europës për të bërë avokatinë e pushtetit të tij të fundosur në llumin e padrejtësive".

Nuk ka reshtur Rama në kritikat për Berishën, kur shtoi: "Ndërkohë që merr shuplakën e gjashtëmbëdhjetë nga Gjykata Kushtetuese në katër vjet, Sali Berisha jo vetëm nuk i thotë popullit të vet gjysmë fjale për këtë fakt të rëndë që flet vetë për shkallën e demokracisë dhe të transparencës të qeverisjes në Shqipëri, po ka paturpësinë të dalë para popullit për t'i bërë gjyqin e shpifur të radhës, opozitës".

e.r/NOA

KOMENTE