Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të dhënat personale, Pollo: Ligji është kusht për integrimin në BE
English

Të dhënat personale, Pollo: Ligji është kusht për integrimin në BE

Tiranë, 28 janar NOA - Mbrojtja e të dhënave personale shumë shpejt do të mbrohet me ligj, kusht ky i kërkuar nga BE për integrimin e Shqipërisë.

Ministri i Shtetit, Genc Pollo ka vlerësuar ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i cili shtjellon ndër të tjera mbrojtjen e privatësisë së personit.

Këtu përfshihen të dhënat personale të individit të cilat kanë të bëjnë me: çdo të dhënë dhe informacion që lidhet me personin, me jetën e tij private, të drejtat, pronën, mjedisin që lidhet me pronën, banesën dhe pjesët e saj, veprimtarinë dhe interesat vetjake, çështjet e brendshme familjare, të dhënat sensitive, origjinën racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar ose filozofik, dënimin penal si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale, tiparet biologjike unike, të drejtën e votës, të dhëna biometrike, karakteristikat gjenetike, etj.

Me miratimin e këtij ligji dhe vendosjen e Autoritetit Mbikëqyrës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e mbrojtjes së të dhënave personale, Shqipëria rreshtohet në krah të shteteve të zhvilluara të Evropës, të cilat përmbushin standardet e mbrojtjes së të dhënave personale.

b.m/NOA

KOMENTE