Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadorët Lohan dhe Montobio, sërish sot në zyrën e Topit për krizën politike
English

Ambasadorët Lohan dhe Montobio, sërish sot në zyrën e Topit për krizën politike

Tiranë, 29 janar, NOA - Ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobio, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE dhe ambasadori i Komisionit Evropian Helmut Lohan, po zhvillojnë një takim me kreun e shtetit shqiptar në zyrën e tij për të diskutuar situatën politike në vend.

Ky takim mes palëve zhvillohet një dite pas miratimit të rezolutës në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës.

Ajo rekomandonte një paketë masazh për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Vetëm para një jave sërish këta dy përfaqësues të Bashkimit Europian në Tiranë paraqiten para presidentit Topi, duke kërkuar sa më parë zgjidhjen e krizës.

Takimi pararendës me dy nga përfaqësuesit kryesorë të faktorit ndërkombëtar në vendin tonë u krye konkretisht më datën 19 janar, ku temë kryesore e bisedimeve ishte situata politike në vendin tonë.

Ndërka, kreu i delegacionit të Komisionit Europian, Helmut Lohan, ka deklaruar dje në një takim me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu se është koha t'i jepet fund staniacionit politik në Shqipëri.

"Nevojitet që të kthehet sa më parë demokracia parlamentare funksionale. Ne do të mirëpresim hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e kësaj çështje sa më parë", ka pohuar Lohan pas takimit me Bregun dje.

n.e/NOA

KOMENTE