Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Reformat në Shëndetësi në bazë të sistemit të kontratave
English

Berisha: Reformat në Shëndetësi në bazë të sistemit të kontratave

Tiranë, 29 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka sugjeruar realizimin e reformës në shëndetësi në bazë të sistemit të kontratave.

"Suksesi i kësaj reforme është kontratë dhe dalja zot kontratës me gjithë përkushtimin e duhur. Nuk ke pse të zësh vendin e punës njëherë e mirë, në rast se nuk i del zot punës tënde. Duhet të jesh me kontratë të caktuar dhe për këtë duhet të përcaktoni kriteret më të mira.

Raitingu është i domosdoshëm, provimi dixhital dhe i pa depërtueshëm nga korrupsioni, është i domosdoshëm" tha sot Kryeministri, Berisha gjatë mbledhjes së parë të Task Force për Reformën në Shëndetësi, në të cilën morën pjesë ministra të kabinetit qeveritar, si dhe drejtues e specialistë të fushës së shëndetësisë.

Kryeministri vlerësoi rolin e kësaj Task Force në projektimin, zbatimin dhe kompletimin e reformës shëndetësore, si një kusht përcaktues për t'u ofruar qytetarëve shqiptarë shërbimin shëndetësor që ata meritojnë.

"Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të ofruar një shërbim cilësisht shumë të mirë në të gjithë sistemin e saj shëndetësor, për të ndërtuar një politikë në mbrojtje dhe në zhvillim të shëndetit, në parandalimin e sëmundjeve dhe në trajtimin e tyre", u shpreh Berisha.

Duke iu referuar nevojës në madhe në ecjen para të reformës në shëndetësi, Kryeministri theksoi se duhet të përcaktohet jo vetëm i gjithë projekti i kësaj reforme, por edhe planin e veprimit për zbatimin e saj, në mënyrën më të vendosur.

"Është e domosdoshme të përzgjedhim se cilit model duhet t'i përmbahemi. Parimet mbi të cilat ndërtohet kjo reformë janë të vërteta për Shqipërinë, për Francën, Gjermaninë e çdo vend dhe nuk ka dy standarde në këto parime", vijoi Kryeministri.

Kryeministri u ndal gjithashtu në nevojën që kjo reformë të finalizohet së pari në Tiranë. "Nuk ecën reforma nëse ne nuk e realizojmë atë, së pari, para të gjithash dhe mbi të gjitha, në Tiranë, në Qendrën Nënë Tereza dhe në institucionet e tjera spitalore universitare, pasi fuqia rrezatuese e tyre në periferi është shumë e madhe", tha ai.

Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se reforma nuk ecën në rast se ne nuk arrijmë që shërbimin t'ua ofrojmë të gjithë qytetarëve. Për këtë duhet të gjendet mënyra e duhur dhe të përcaktohen të gjitha modalitetet. "Qeveria duhet të marrë përsipër shërbimin për ata që nuk kanë asnjë mundësi. Shteti duhet t'ua mbulojë këtë shërbim", tha Kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE