English

Egjipt-Gana do të jetë finalja e kampionatit Afrikan 2010

Angola, 29 janar, NOA - Përfaqësuesja e Egjiptit është finalistja e dytë e Kupës së Kombeve të Afrikës 2010, kampionati i së cilës është duke u zhvilluar prej ditësh në Angola. Egjipti e ka mundësuar këtë kualifikim falë mposhtjes me rezultatin 4-0 ndaj ekipit të Algjerisë në ndeshjen e mbrëmshme. Ndërkaq, në finale Egjipti do ta ketë kundërshtar ekipin e Ganës, i cili arriti të mundë atë të Nigerisë në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e djeshme me Algjerinë, ka qenë lojtari Hosni Abd Rabou kaloi Egjiptin në epërsi nga penalltia në minutën e 39' dhe vendosi në këtë mënyrë rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Egjipti shënoi edhe tri herë me anë të Mohamed Zidan në minutën 65', Mohamed Abdelshafit në minutën e 81' si dhe Mohamed Gedo në minutën e 90'.

Duhet përmendur se deri në fund të ndeshjes u përjashtuan tre lojtarë të Algjerisë, Rafik Halliche, Nadir Belhadj dhe portieri Fauzi Chaouchi.

n.e/NOA

KOMENTE