English

Juventus, rriten kuotat për Zakeronin

Torino, 29 Janar NOA - Akoma nuk është marrë një vendim përfundimtar për pankinën e Juventusit por me sa duket orët e fundit po flasin për një rritje të mundësive të Zakeronit për të trajnuar Juventusin këtë periudhë pesë mujore.

Duket se drejtuesit e klubit kanë preferuar më shumë atë se Gentilen në drejtimin e skuadrës për këtë moment të vështirë që po kalon ekipi.

Gjithsesi gjithçka do të vendoset pas përpjekjeve të presidentit Blanc ku zëra në Torino flasin për një takim midis tij dhe Benitez në Liverpul ku presidenti Juventin ka shkuar për ti ofruar postin e trajnerit pikërisht Rafa Benitezit.

Mendohet se do të jetë tepër e vështirë që tekniku spanjoll të pranojë këtë ofertë pasi momentalisht ai është nën drejtimin e Liverpulit dhe vështirë se ai do të pranojë të marrë një ekip i cili është në mes të kampionatit, kështu që çdo gjë mund të shtyhet për në merkaton e verës dhe me shumë mundësi Zakeroni do të jetë ai që do të zërë këtë post.

r.b/NOA

KOMENTE