Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet i dyshuari për vjedhjen e një dyqani celularësh në Këlcyrë
English

Kapet i dyshuari për vjedhjen e një dyqani celularësh në Këlcyrë

Përmet, 29 janar, NOA - Forcat e policisë së Përmetit kanë mundur të kapin në flagrancë një person i cili dyshohet se ka vjedhur me thyerje një dyqan celularësh. Lajmi i konfirmuar zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA, saktëson se i ndaluari quhet Artan Teka, 30-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Brezhdan të Përmetit. Kapja dhe ndalimi i i tij u bë pasi para tre ditësh në qytetin e Këlcyrës gjatë orëve të natës është vjedhur me thyerje, duke hapur çatinë dhe shqyer tavanin, dyqani i celularëve në pronësi të personit me iniciale D.R, nduke vjedhur 8 aparate telefona celularë, 40 karta rimbushëse të kompanive celulare Vodafon dhe AMC, 5 karta Smart dhe 7 karta abonimi të Digitalb.

Nga informacionet e marra në rrugë u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarje duke siguruar provat ligjore se autori i vjedhjes së këtij dyqani ishte personi i lartpërmendur.

Për këtë, ai u shpall në kërkim nga ana e policisë dhe u mundësua kapja e tij ndërsa ishte fshehur në një banesë tjetër në fshat tek një i afërm i tij.

Në përfundim të veprimeve të para proceduriale materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE