English

Masakra në Devoll, edhe policia greke në aksion për kapjen e autorit të dyshuar

Pista e vrasjes së djemve të Mullirit

Policia identifikon autorin e dyshuar

Devoll, 29 janar NOA/UPDATE - Tre vëllezërit e dergjur të gjakosur mbi njëri-tjetrin të bërë shosh nga plumbat e automatikut që u zbrazën në drejtim të tyre, krijuan për policinë se të tre kishin vdekur.

Por në fakt më i vogli prej tyre pikërisht Eldi Mulliri 18-vjeç merrte ende frymë.

Megjithëse të tre vëllezërit, djemtë e të dënuarës për vrasje Liljana Mullirit, u transportuan në spital, vetëm njëri prej tyre mbërriti gjallë.

Mjekët deklaruan se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën por aktualisht është nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa dy vëllezërit e tij ndërruan jetë.

Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të masakrës i cili rezulton të jetë Besim Karaj.

Burime nga policia thanë është njoftuar pala greke për të ushtruar kontroll në pikën kufitare në anën greke.

Kjo pasi dyshohet se autori po tenton të kalojë kufirin për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe reshjeve të dëborës policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit i cili dyshohet se i është drejtuar kufirit.

Deri më tani pista kryesore e kësaj masakre dyshohet të jetë lidhja jashtë martesore e njërit prej vëllezërve me bashkëshorten e të dyshuarit.

k.k/NOA

KOMENTE