Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi takohet me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani
English

Presidenti Topi takohet me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani

Tiranë, 29 janar NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasanin dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Presidenti Topi, bëri një përshkrim të reformave kryesore të ndërmarra në Shqipëri, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ecurisë së reformës në sistemin gjyqësor, konsolidimit dhe ruajtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese me qëllim nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë.

reu i shtetit pasi vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të tilla mes institucioneve të pavarura kushtetuese, theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e trafiqeve të të gjitha llojeve do të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, ruajtjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, të demokracisë shqiptare, por dhe në rolin e rëndësishëm që luan Shqipëria dhe faktori shqiptar në Ballkan për paqen dhe stabilitetin në rajon e më tej. Nga ana e tij Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, siguroi kreun e shtetit shqiptar për vazhdimësinë e proceseve të vendit të tij në drejtim të reformimit dhe konsolidimit të drejtësisë dhe forcimit të institucioneve, si dhe shprehu gatishmërinë e Kosovës për të t'u bërë pjesë sa më shpejt e strukturave euro-atlantike dhe evropiane. k.k/NOA

KOMENTE