English

Ban Ki Mun në Qipro, për negociata mbi bashkimin e ishullit

Nikozi, 1 shkurt, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, mbërrin sot në Qipro për të dhënë mbështetjen e tij mbi procesin e negociatave për bashkimin e ishullit. "Erdha këtu për të ofruar përkrahjen time personale ndaj përpjekjeve të të dy liderëve për zgjidhjen e problemit të Qipros", ka thënë ai sapo ka zbritur në aeroportin e Nikozisë. Sipas tij, askush nuk duhet të mendojë se zgjidhja e problemit të Qipros është një gjë e lehtë, por se zgjidhja qëndron në vullnetin e mirë të palëve vendase për t'i dhënë rrugë asaj.

"Jam i vetëdijshëm se problemi i Qipros nuk është i thjeshtë, por zgjidhja e tij është në duar tuaja", ka thënë konkretisht Ban Ki Mun lidhur me një problem të tillë. Pritet që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara të zhvillojë një takim të posaçëm me presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mehmet Ali Talat dhe me Liderin e Udhëheqjes Greko-Qipriote, Dhimitri Hristofia, në funksion të gjetjes së një zgjidhje të përbashkët për çështjen qipriote.

n.e/NOA

KOMENTE