Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doping, Di Luca skualifikohet për dy vjet
English

Doping, Di Luca skualifikohet për dy vjet

Romë, 1 Shkurt NOA - Çiklisti i mirënjohur Italian, fitues i xhiros së Italisë në vitin 2007 Danilo Di Luca rezultoi pozitiv në testin antidoping për "epo", gjë të cilën e kishte marrë gjatë xhiros vitin e shkuar.

Për këtë arsye gjykata ndërkombëtare e antidoping (Coni) e dënoi çiklistin me dy vjet pezullim nga ky sport.

Krahas skualifikimit të dhënë Danilo Di Luca, mori dhe një gjobë e cila ishte një shifër që korrespondonte me 280 mijë euro.

Me këtë skualifikim karriera e Di Lucës rrezikon të mbyllet dhe për këtë gjë ai vetë ka deklaruar se kjo çështje nuk do të mbarojë këtu pasi për të mbetet akoma për të luftuar pasi vetë ai ka theksuar sërish se nuk e pranon që ka marrë një substancë të tillë dhe në qoftë se ky skualifikim do të konfirmohet dhe nga "tas"ku do të jepet dhe vendimi për të ai sërish ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga çiklizmi.

r.b/NOA

KOMENTE