Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Egjipti fiton kupën e Kampionatit Afrikan të Futbollit 2010
English

Egjipti fiton kupën e Kampionatit Afrikan të Futbollit 2010

Angola, 1 shkurt, NOA - Ekipi i kombëtares së Egjiptit ka mundur të fitojë Kampionatin e Futbollit Afrikan 2010, i cili u mbajt gjatë këtyre dy javëve të fundit në Angola. Egjipti mori Kupën e Afrikës në futboll duke mundur në finale me rezultatin 1-0 kombëtaren e Ganës me golin e vetëm të shënuar nga futbollisti rezervë Mohamed Gedo në minutën e '85-të të ndeshjes.

Në këtë mënyrë, ekipi i kombëtares së Egjiptit ka arritur të sigurojë titullin e tretë të njëpasnjëshëm mbi garën e madhe të futbollit afrikan.

Egjipti duket se ka qenë i suksesshëm gjatë gjithë kampionatit, po të kemi parasysh që edhe në gjysëmfinale me ekipin e Algjerisë, ai arriti të marrë plot 4 gola.

Duhet përmendur se deri në fund të ndeshjes u përjashtuan tre lojtarë të Algjerisë, Rafik Halliche, Nadir Belhadj dhe portieri Fauzi Chaouchi dhe kjo duket se ia ka bërë më të lehtë ekipit egjiptian, kalimin në finalen e Kampionatit të Futbollit Afrikan 2010.

n.e/NOA

KOMENTE