English

Juventus, vjen Zakeroni por jo fitorja

Torino, 2 Shkurt NOA - Me ardhjen e Zakeronit si trajner tek skuadra e Juventusit tifozët dhe stafi drejtues i ekipit po pritnin një kthesë të skuadrës ku fitorja në sfidën me Lazion ishte i vetmi rezultat që pritej.

Nuk ka ndodhur kështu pasi dhe njëherë tjetër Juventus ka konfirmuar momentin e vështirë që po kalon pasi u ndal me rezultatin 1 me 1 me ekipin e Ballardinit.

Goli i vetëm nga juventinët u shënua nga kapiteni Alex Del Piero i cili realizoi një njëmbëdhjetëmetërsh i cili ishte mjaft i dyshimtë.

Më pas rezultati u barazua nga Mauri i cili shënoi në një kros të dhënë nga Zarate duke vendosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje.

Por duhet thënë që skuadra e Zakeronit po kërkonte rezultatin pozitiv me ngulm dhe kjo sipas tij ishte ajo çka bëri që lojtarët të mos luanin qetësisht duke shfaqur atë gjendje të tensionuar që po kalojnë momentalisht.

Trajneri pas ndeshjes pranoi se ekipi bëri tepër gabime në vendosjet taktike sidomos gjatë sulmeve që krijonte ekipi ku theksoi se Diego dhe Del Piero qëndronin shumë pranë njëri tjetrit dhe nuk synonin në lojën në krah, sidomos gjatë pjesës së parë.

Tashmë po pritet sfida e radhës e Juventusit e cila do të luhet në fundjavë, në transfertë, me Livornon.

r.b/NOA

KOMENTE