English

PD, Mëhilli: Zhvillimi i Tiranës vetëm nëse largohet kryetari i bashkisë

Tiranë, 1 shkurt NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka deklaruar sot para mediave se vetëm ikja e Edi Ramës nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës do t'i hapë rrugë zhvillimit të kryeqytetit.

"Jam këtu për të përshëndetur faktin se sot pas 72 ditësh, më në fund Edvin Kristaq Rama doli para mediave në përmbushje të një detyrimi bashkiak duke treguar rindërtimin e një lulishteje me disa metra katror sipërfaqe.

Rama gajasi ata 5-6 punonjës të Bashkisë, të maskuar si qytetarë, kur u tha se lulishten po e ndërton, por po e pengon qeveria" tha Mëhilli.

Sipas saj gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance, buxheti i Bashkisë së Tiranës është rritur me disa fish, dhe këtë qytetarët e kryeqytetit e dinë mirë, ashtu sikurse dinë mirë edhe faktin, se pozicioni i Kryetarit të Bashkisë është vakant, për shkak të refuzimit të zotit Rama për të kryer detyrën.

"Por një gjë është sigurt se vetëm ikja dhe largimi i tij do t'i hapë rrugë zhvillimit të kryeqytetit" përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

KOMENTE