English

Seldi i Big Brother 3, zbulohen videoklipet (Video)

{youtube}KkVbd9CPt-k{/youtube}

Tiranë, 1 Shkurt 2010 NOA - Djali i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave që ndjekin edicionin e tretë të Big Brother Albania, zbulohet të ketë bërë një videoklip të cilin e shihni këtu, ku shfaqet në një interpretim si përpjekje talenti në këngë.

Në fakt Seldi nuk është i panjohur për publikun sepse ai është shfaqur dhe në Top Fest.

Seldi është 23 vjeç dhe është lindur e jeton në Tiranë. Ai ndjek studimet tek Akademia e Arteve të Bukura, për Kanto.

Ai thotë se ka hyrë në Big Brother, "për të fituar famë në rrugën e muzikës dhe pse jo, për të marrë çmimin e madh!

Me statusin civil beqar, Seldi thotë për veten: "Jam i hapur, i komunikueshëm, shumë i suksesshëm me femrat. Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes dhe ia arrij gjithmonë". Kurse tregon dhe Eksperiencat: Vazhdon studimet në degën e kantos. Ka marrë pjesë në Top Fest dhe Këngën Magjike. Nuk i është dashur të punojë, pasi të gjitha të ardhurat e nevojshme ia siguron e ëma, e cila ka një biznes privat.

Seldi tregon se nëna është familja e tij e vetme: "Prindërit janë ndarë që kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Babain e takon rrallë dhe kur i duhet të flasë për të ndjehet jo shumë komod. Jeton vetëm dhe e ëma mundohet t'ia bëjë jetën sa më të lumtur. Lidhja që ka me nënën është vërtet e rrallë. Ajo është i vetmi njeri për të cilin ai do hiqte dorë nga gjithçka, po të nevojitej".

Duke folur për interesa dhe hobi thotë se Pëlqen jetën aktive, veshjet trendy dhe fundjavat i kalon gjithnjë në shoqëri. Ndërsa për marrëdhëniet me femrat pohon se i ka gjithnjë të mira. Dhe shton se është gjithë kohës i rrethuar nga femra.

e.n/NOA

KOMENTE