Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari, murator që shet kokainë
English

Shqiptari, murator që shet kokainë

Foligno, 1 Shkurt NOA - Është arrestuar në Foligno të Italisë një shqiptar 30 vjeçar që kishte një punë të dyfishtë ku respektivisht ai merrej me ndërtim ku punonte si murator dhe gjithashtu shpërndante dhe lëndë narkotike të tipit kokainë.

Djali 30 vjeçar ishte me dokumente të rregullta në shtetin Italian dhe policia i ishte vënë në ndjeke atij pas shumë veprimesh të dyshimta që ai kishte bërë.

Karabinierët e panë atë të hynte e të dilte shumë herë nga ambientet e një lokali ku ai takonte persona të ndryshëm për ti dhëna dozat e kokainës që shpërndante.

Ai u arrestua menjëherë nga forcat policore dhe në makinën e tij gjithashtu dhe në banesën e shqiptarit u gjend një sasi kokaine prej 15 gramësh, ku krahas saj u sekuestruan dhe 5.500 euro të cilat 30 vjeçari i kishte fituar nga ky biznes i jashtëligjshëm.

r.b/NOA

KOMENTE