English

Sulmohet seksualisht një vajzë, kapet emigranti

Monopoli, 1 Shkurt NOA - Është arrestuar një 21 vjeçar me origjinë shqiptare në Ternana të Italisë. Akuza për të ishte ajo e tentimit për dhunë seksuale ndaj një 30 vjeçare, informon korrespondenti i agjencisë NOA që citon burime policore lokale.

Ajo çka bëri që plani i shqiptarit mos të realizohej ishte guximi që pati vajza, viktimë e tij, për t'u shmangur nga kjo situatë.

Vajza e pambrojtur, e zbathur doli nga banesa në të cilën e kishte marrë 21 vjeçari dhe me këtë veprim tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve të cilët lajmëruan karabinierët.

Në bazë të të dhënave që dha vetë vajza dhe të kalimtarëve, policia vendase arriti të identifikonte personin në fjalë.

Pas këtij akti të shëmtuar shqiptari me sa duket ishte kthyer në atdhe duke ndenjur për një javë dhe duke menduar se çdo gjë kishte përfunduar ai i rikthye në Itali, në Monopoli ku aty mori një banesë të vjetër me qera.

Ishte pikërisht ai vend ku karabinierët e arrestuan atë me akuzën e tentimit të dhunës seksuale ndaj 30 vjeçares.

r.b/NOA

KOMENTE