Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e deputetit të PS: Së shpejti publikohet autori
English

Vrasja e deputetit të PS: Së shpejti publikohet autori

Tiranë, 1 Shkurt NOA - Për vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi së shpejti do të publikohet një emër i autorit të dyshuar të krimit, siguroi sot në një dalje për mediat, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj

Duke folur lidhur me zhvillimin e hetimeve për vrasjen e z. Fatmir Xhindi, Kuliçaj tha se zbardhja e kësaj ngjarjeje është prioriteti kryesor i Policisë së Shtetit dhe se po punohet për zgjidhjen e saj.

"Vazhdon të jetë i ngritur një grup pune me specialistët më të mirë të fushës dhe pikërisht sot paradite është kryer një analizë e detajuar të kësaj ngjarjeje", - deklaroi Kuliçaj.

Kurse konkretizoi: "Do të ketë analiza të vazhdueshme me prokurorinë dhe unë jam i bindur se shumë shpejt do të ketë një emër".

Nga ana tjetër, z.Kuliçaj pranoi se "kjo është vrasje e një personi me cilësi të veçanta dhe ndryshon nga vrasjet e tjera" duke shtuar se "hetimet po vazhdojnë".

e.n/NOA

KOMENTE