English

Çiklizëm, ndahet nga jeta Ballerini

Itali, 7 Shkurt NOA - Një lajm mjaft i hidhur për botën e sportit italian pasi ditën e sotme u nda nga jeta në moshë 45 vjeçare komisari teknik i përfaqësueses Italiane të çiklizmit Franco Ballerini.

Ballerini u nda nga jeta pasi u përfshi në një aksident me makinë rally ku ai merrte pjesë në një kompeticion të tillë dhe funksioni i tij ishte si navigator i Alessandro Ciardi. Menjëherë pas përplasjes ai u çua në spitalin e Pistoias ku atje nuk mundi të arrinte në kohë pasi gjatë rrugës ai u nda nga jeta.

Franco Ballerini i lindur në Firenze më 11 dhjetor të vitit 1964 kishte fituar në rolin e tij si drejtues teknik katër medalje të arta në botëror dhe një të tillë në olimpiadë.

Lamtumira që dha ai, ishte një lajm ishte mjaft tronditës për të gjithë botën e sportit italian kjo pasi Ballerini ishte një figurë mjaft e rëndësishme e saj.

r.b/NOA

KOMENTE