Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 7 Shkurt 2010

  • Topi nis bisedimet, kriza në udhëkryq Si produkt përfundimtar do të jetë një përafrim i qëndrimeve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ku palët do të lëshojnë në kushte
  • Kinë, zbulohen mijëra gjurmë dinosaurësh Kinë, 7 Shkurt NOA - Paleontologët kinezë kanë zbuluar me mijëra gjurmë dinosaurësh në një vend në lindje të Kinës. Këtë gjë e ka konfirmuar agjencia "Kina e Re".
  • Çiklizëm, ndahet nga jeta Ballerini Itali, 7 Shkurt NOA - Një lajm mjaft i hidhur për botën e sportit italian pasi ditën e sotme u nda nga jeta në moshë 45 vjeçare komisari teknik i përfaqësueses Italiane të çiklizmit Franco Ballerini.
  • Spanjë, supersukses për toreadorin 16 vjeçar Spanjë, 7 Shkurt NOA - Supersukses ka shënuar një adoleshent spanjoll duke u bërë toreador profesional. Bëhet fjalë për një ndër toreadorët më të rinj dhe është Jairo Miguel një djalë 16 vjeçar nga Madridi.
  • Makina përplaset me pemën, humb jetën 17-vjeçari Brescia, 7 Shkurt NOA - Mbrëmjen e djeshme në rrugën e gjatë e cila ndodhet në fshatrat e Chiari dhe Cologne pranë Breshias, një i ri shqiptar me moshë 17 vjeçare u përfshi në një aksident në të cilin gjeti dhe vdekjen.
  • Tre të plagosur në Durrës nga një atentat me armë zjarri Durrës, 7 Shkurt NOA - Një tjetër atentat ka ndodhur pak pas atij të Vlorës, këtë radhë në qytetin tjetër bregdetar të Durrësit ku tre persona kanë mbetur të plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Kina, India, Pakistani, partnerët e rinj të NATO-s Kreu i NATO-s kërkoi që Aleanca të jetë hallka përfshirëse e shumë lojtarëve ndërkombëtare në fushën e sigurisë. "Nuk ka asgjë të keqe nëse Kina, India, Pakistani dhe vende të tjera, zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me NATO-n", tha Rasmusen
  • Premier League, Çelsi fiton derbin Londër, Angli, 7 Shkurt NOA - Është mbyllur derbi i Londrës ai midis Çelsit të Ançelotit dhe Arsenalit të Venger ku fitimtar ka dalë Italiani pasi Çelsi arriti të fitonte me rezultatin 2 me 0 sajë një dopiete të shënuar nga Didier Drogba.
  • Seria A, Interi bëhet i pandalshëm Itali, 7 Shkurt NOA - Janë mbyllur ndeshjet e kampionatit Italian të Seria A me përjashtim të asaj të mbrëmjes midis Romës dhe Fiorentinë . Konfirmohet edhe një herë tjetër kryesuesja e kampionatit Inter, e cila ka fituar me lehtësi ndeshjen me Kaljarin me rezultatin 3 me 0 ku golat u realizuan
  • Kampionati Spanjoll, fitojnë Barça dhe Reali Spanjë, 7 Shkurt NOA - Edhe pse janë ndëshkuar me dy kartonë të kuq respektivisht Piqua¨ në minutën e 26 të pjesës së parë dhe Marquez në përfundim të ndeshjes nuk kanë ndikuar në fitoren e Barcelonës ndaj ekipit të Getafes.
  • Copat e pasionit politik "Zgjedhjet lokale që u zhvilluan tani së fundi treguan edhe njëherë se sa të dobëta janë institucionet e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës, dhe gjithashtu se sa larg rrënjëve të demokracisë janë proceset që ka para vetes Kosova si shtet në rrugëtimin e saj"
  • Fjeti në hotel dhe nuk pagoi, denoncohet për herë të 21-të Firenze, 7 Shkurt NOA - Fjeti në hotel dhe nuk pagoi, denoncohet për herë të 21-të. Bëhet fjalë për një të moshuar 68 vjeçar nga Salernitana i cili është denoncuar për të 21 herë pasi shkon të flejë nëpër hotele të ndryshme dhe nuk paguan.
  • Clooney, vizitë me surpriza tek Berluskoni Milano, 7 Shkurt NOA - Aktori hollivudian George Clooney i ka bërë vizitë Berluskonit ku i ka kërkuar ndihmë atij për Darfoor ku kjo erdhi si pasojë e situatës së sikletshme në të cilën ai ndodhej i rrethuar nga një numër i madh vajzash bukuroshe.
  • Atentati me C4, i plagosuri merret në pyetje nga policia PS: Plagosja e këshilltarit në Vlorë, provë e krizës së rëndë politike Vlorë, 7 Shkurt NOA - Morand Hoxha i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një atentati me tritol, gjendet jashtë rrezikut për jetën, bëjnë të ditur burime spitalore për korrespondentin e agjencisë
  • Gjendet i varur i dyshuari për strehimin e vrasësit të trefishtë Devoll, 7 Shkurt NOA - Një 66-vjeçar i dyshuar se ndihmoi në arratinë e Besim Karajt që u akuzua për vrasjen e trefishtë të Vidohovës pak ditë më parë, u gjet i vdekur sot në banesën e tij dhe policia tha se po heton pistën e vetëflijimit.
  • Përtej dritares së ngushtë… Fenomeni homoseksual na ka trembur, duke harruar kulturën tonë që çdo njeri i cili merr frymë gëzon të drejtat e frymëmarrjes së tij, gëzon angazhimin në jetën shoqërore apo në komunitetin ku bën pjesë
  • Euro 2012: Ukraina dhe Polonia shënojnë përparim Polonia dhe Ukraina po bëjnë hapa pozitive, ndërsa përgatiten për kampionatin evropian të futbollit 2012. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini i cituar nga radio Evropa e Lirë, thotë se të dy vendet po përballen me probleme të vogla, por sipas tij kjo nuk është aspak për t'u shqetësuar
  • PDU: Ne, më afër zgjidhjes së çështjes çame se kurrë më parë Kreu Shpëtim Idrizi prezanton objektivat për vitin 2010 Vlorë, 7 shkurt NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet prezantoi në qytetin e Vlorës planin e saj të punës për vitin 2010, ku vendosen piketat kryesore të organizimit të brendshëm të partisë dhe objektivat për këtë vit.
  • Vrasja e ish-atletit, ndalohet pronari i lokalit të vendngjarjes Tiranë, 7 Shkurt NOA - Pronari i lokalit pranë të cilit ndodhi vrasja e mbrëmë e ish-atletit Hasan Rakipi, u ndalua pasditen e sotme si autor i dyshuar i ngjarjes, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime nga policia e Tiranës.
  • Rusmali: Rama po bën të kundërtën e Rezolutës së KiE Tiranë, 7 Shkurt NOA - Rezoluta që Këshilli i Evropës (KiE) miratoi para pak ditësh për Shqipërinë, ishte edhe një herë sot në qendër të vëmendjes së Partisë Demokratike e cila akuzon kreun socialist Rama se po e lexon në mënyrë abuzive atë rezolutë, Ilir Rusmali, kryetar i Komisionit Parlamentar të
  • Pasione, dashuri, tradhti dhe xhelozi më 14 shkurt "Manon Lescaut", premiera e parë e sezonit në TKOB Tiranë, 7 Shkurt NOA, Milena Selimi - "Manon Lescaut" është opera me katër akte, që vjen premierë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, që sjell për spektatorin shqiptar një ndër veprat më të mira të Xhakomo Puccinit.
  • PD: Tryezat e Ramës me gazetarë, atentat ndaj lirisë së shtypit Tiranë, 7 Shkurt NOA - Partia Demokratike e konsideroi sot turin në Tiranë dhe rrethe që ka nisur Edi Rama duke mbajtur disa gazetarë në tryezat-presidium, si një atentat të vërtetë ndaj lirisë së shtypit.
  • PS: Meta po përsërit fjalët boshe të Berishës "Kërkojmë dialog për zgjidhje ose do të vijojmë me protesta për zgjedhje" Tiranë, 7 Shkurt NOA - "Ilir Meta vazhdon të përsërisë fjalët boshe të Sali Berishës ndërkohë që rezoluta që aq shpesh evokohet në këtë logjikë të çalë, pranon se Shqipëria është në krizë".
  • Meta: Rama po paralajmëron të na sjellë qametin "Ju mund ta shikoni sjelljen tjetër, për fat të keq, krejtësisht destruktive, arrogante, të njëanshme dhe shantazhuese, ku ndërkohë që pritet të fillohet një tryezë dhe zhvillohet një dialog paralajmërojnë një front që do të na sjellë qametin, njësoj si në mitingun e famshëm në fund të nëntorit
  • Shtetet e G7 i falin borxhet Haitit Pas tërmetit të rëndë në Haiti shtatë vendet më të industrializuara të botës ia kanë falur të gjitha borxhet bilaterale shtetit karajbik. Këtë e konfirmoi Grupi G-7 gjatë një takimi në Iqaluit-in kanadez.
  • Balla: Hapja e kutive nuk bie ndesh me Kushtetutën Tiranë, 7 Shkurt NOA - Partia Socialiste lëshoi edhe një herë akuzë sot ndaj kryeministrit se i është kundërvënë plot 20 herë Gjykatës Kushtetuese, duke vijuar deklaratën më herët të kësaj partie që evidentonte 18 raste "abuzive".
  • NATO kritikon doktrinën ushtarake të Rusisë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e ka hedhur poshtë si jo realiste doktrinën ushtarake ruse të miratuar ditën e premte. NATO nuk është armiku i Kremlinit, theksoi Rasmussen në kuadër të punimeve të konferencës së sigurisë.
  • PS: Plagosja e këshilltarit në Vlorë, provë e krizës së rëndë politike Në luftë me vdekjen këshilltari i PS, pas atentatit me C4 Tiranë, 7 Shkurt NOA - Partia Socialiste reagoi sot lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Vlorë ku si pasojë e një atentati me eksploziv plastik, mbeti i plagosur rëndë, 38-vjeçari Morand Hoxha, këshilltari i Partisë Socialiste
  • Konfindustria: Prodhimi vendas goditet ashpër, importi po favorizohet padrejtësisht Tiranë, 7 Shkurt, NOA/Rajmonda Lajthia - Konfindustria, bazuar në të dhënat e ardhura pranë saj nga shumë sektorë industrialë të vendit, vëren me shqetësim se sistemi i referencave doganore po godet ashpër prodhimin vendor shqiptar, duke favorizuar në mënyrë krejtësisht të padrejtë prodhimet e
  • Imami: Reduktimi i trupave në Kosovë, në përputhje me rritjen e sigurisë Tiranë, 7 Shkurt NOA - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, konfirmon kërkesën e Shqipërisë në Stamboll që reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë të bëhet, por në përputhje me rritjen e sigurisë në shtetin më të ri në botë.
  • Rasmusen: NATO-ja të rrisë bashkëpunimin me lojtarët globalë Bruksel, 7 shkurt, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë thirrje që Aleanca të shtojë kontaktet lidhur me çështje te sigurisë globale me vende si Kina, India, Pakistani.
  • Zgjedhje presidenciale në Kosta -Rika Në Kosta-Rika këtë të diel janë thirrur për të votuar rreth 2,8 milionë qytetarë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm dhe përfaqësuesit e parlamentit të ri.
  • Afganistan: Banorët largohen në prag të sulmit të NATO-s Afganistan, 7 shkurt, NOA - Banorët e qytetit afgan të Maxhahit, në provincën e Helmandit, po largohen nga shtëpitë e tyre, në prag të një sulmi të pritshëm nga forcat e NATO-s dhe ato afgane kundër talibanëve.
  • Sëmundja i merr jetën efektivit të policisë së Kosovës Prishtinë, 7 shkurt, NOA - Gjen vdekjen si pasojë e një sëmundje të shkurtër, Xhevdet Sinanaj, funksionar i forcave policore të Kosovës. Sinanaj i lindur në komunën Isniq të Deçanit rreth, 44-vjeç prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme e cila i mori dhe jetën.
  • Në luftë me vdekjen këshilltari i PS, pas atentatit me C4 Policia flet mbi shpërthimin e tritolit në makinën e këshilltarit socialist, i ndaluar vjet për armëmbajtje pa leje Vlorë, 7 Shkurt NOA - Anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Vlorës, Morand Hoxha, gjendet në reanimacionin e qendrës spitalore të Vlorës në gjendje të rëndë për jetën
  • G7 kërkon përmbushjen e kritereve nga Greqia Toronto - Kanada 7 Shkurt - Ministrat dhe guvernatorët e bankave qendrore nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës mbajtën një takim dy ditor në Kanada.
  • Legaliteti: Debati për hapjen e kutive, rreziqet që po i sjell qytetarëve Tiranë, 7 shkurt NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" vëren me shqetësim se debati për hapjen apo mos hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, po përkeqësohet në një konflikt politik.
  • Të shkruarit e fjalimeve politike Sot, politikanët, ushtarakët apo edhe udhëheqësit e institucioneve të rëndësishme nuk i shkruajnë vet fjalimet që këta i lexojnë. Kjo është një praktikë që ka dobësitë dhe përparësitë e veta.
  • Dëbora shkakton bllokim rrugësh në jug Gjirokastër, 7 Shkurt NOA - Reshjet e dëborës, të zakonshme për stinën në rajonin verior të vendit, kanë pushtuar edhe rrethet jugore duke shkaktuar madje bllokim të pjesshëm rrugësh, veçanërisht në akse rurale ku policia raporton dhe për rrezik ndaj udhëtarëve nga rrëshkitje dherash.
  • Adoleshenti aksidenton një familje, 3 viktima Romë, 7 shkurt, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali ku një djalë rumun 17-vjeç duke drejtuar një furgon ka aksidentuar disa familjarë.
  • Hidhet sot në Varshavë shorteu i Euro 2012 Varshavë, 7 shkurt, NOA - Sot hidhet shorti për kualifikimet e Uefa Euro 2012 në kryeqytetin Polak, Varshavë. Një nga nëntë përfaqësuesit e hedhjes së shortit është dhe kampionia në fuqi e Evropës, Spanja.
  • Rusia kërkon një Jaltë të re Një vit më parë nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, foli për një fillim të ri në marrëdhëniet SHBA-Rusi. Një vit më pas korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Brian Whitmore, raporton se si shihet nga Moska politika e re e Uashingtonit
  • Doping, Duane Ross pezullohet me dy vjet Nju Jork, SHBA, 7 Shkurt NOA - Atleti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Duane Ross është pezulluar me dy vjet nga aktivitete sportive me arsyen e marrjes së doping.
  • Bundesligë, sfida është Bayern - Bayer Gjermani, 7 Shkurt NOA - Në Bundesligën gjermane konfirmohet dhe bëhet gjithnjë e më e bukur sfida Bayern - Bayer. Këtë radhë ekipi i Van Gaal ka fituar me kampionët në fuqi të Wolfsburg me rezultatin 3 me 1 ku me këtë trepikësh ata kanë arritur në krye të klasifikimit gjerman Bajer Leverkusen