English

Kampionati Spanjoll, fitojnë Barça dhe Reali

Spanjë, 7 Shkurt NOA - Edhe pse janë ndëshkuar me dy kartonë të kuq respektivisht Piqua¨ në minutën e 26 të pjesës së parë dhe Marquez në përfundim të ndeshjes nuk kanë ndikuar në fitoren e Barcelonës ndaj ekipit të Getafes.

Barça arriti të fitonte 2 me 1 kundrejt atyre me gola të realizuar nga Messi dhe Xavi ku me këtë fitore konfirmon edhe njëherë forcën e vërtetë të këtij ekipi.

Kësaj fitoreje i është përgjigjur menjëherë Reali i Madridit i cili luajti në ndeshjen e mbrëmjes pas Barcelonës në sfidën me Espanyol ku arriti të fitonte 3 me 1 kundrejt tyre dhe golat u realizuan nga Sergio Ramos, Higuain dhe Kaka.

Për t'u përmendur në këtë ndeshje është loja e realizuar nga braziliani Kaka i cili ishte tepër vendimtar në këtë ndeshje me golin e shënuar dhe asistenca e dhënë nga ai, ku ky prestacion i tij vjen pas shumë kritikave të marra pikërisht gjatë kësaj jave në lidhje me formën jo të mirë të tij.

Në ndeshjen tjetër midis Valencias dhe Valladolid vendasit arritën të merrnin një trepikësh falë golave të realizuar nga Banega dhe David Villa.

r.b/NOA

KOMENTE