Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në luftë me vdekjen këshilltari i PS, pas atentatit me C4
English

Në luftë me vdekjen këshilltari i PS, pas atentatit me C4

Policia flet mbi shpërthimin e tritolit në makinën e këshilltarit socialist, i ndaluar vjet për armëmbajtje pa leje

Vlorë, 7 Shkurt NOA - Anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Vlorës, Morand Hoxha, gjendet në reanimacionin e qendrës spitalore të Vlorës në gjendje të rëndë për jetën, bëjnë të ditur mjekët që citon korrespondenti i agjencisë NOA.

Hoxha mbeti i plagosur rëndë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse pranë automjetit të tij në çastet që po dilte jashtë.

Policia tha se dyshon shumë se bëhet fjalë për një atentat i cili erdhi nga një sasi eksplozivi plastik C4 i telekomanduar në distancë.

Ngjarja ndodhi në orën 21.20 në afërsi të "Kalit të Trojës", pranë shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali" në lagjen "Isa Boletini" e cila gjendet në qendër të qytetit të Vlorës.

Morand Hoxha sapo ishte duke dalë nga makina e tij, një "Benz" me ngjyrë të bardhë tip 2400 me targa të Vlorës, kur makina u hodh në erë dhe sikundër shihni në foto, ajo u shkatërrua plotësisht.

Nga shpërthimi, Morand Hoxha 38 vjeçar (në foto), mori dëmtime të shumta në trup dhe në kokë dhe në gjendje kritike për jetën u dërgua në spital, ku mjekët thanë sot se situata është ende kritike për shkak të plagëve serioze që ka marrë nga shpërthimi i eksplozivit plastik.

Një numër i madh forcash policore shkoi në vendngjarje dhe ende sot disa ekspertë të policisë po përpiqen të marrin prova dhe të dhëna për të zbardhur këtë atentat.

Morand Hoxha, që nga muaji mars i vitit 2009 u largua nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe, në detyrën e anëtarit të Këshillit Bashkiak Vlorë, kaloi me Partinë Socialiste.

Burimet policore i thanë agjencisë NOA se 38-vjeçari Morand Hoxha, më datën 15 prill të viti të kaluar, ishte ndaluar në drejtorinë rajonale policore, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Më tej ai u la i lirë pasi u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Policia thotë se ka disa pista hetimi por deri në zbardhjen e disa hetimeve që po kryhen, nuk dëshiron të bëjë publike asnjë prej tyre.

a.d/e.r/NOA

KOMENTE