English

Spanjë, supersukses për toreadorin 16 vjeçar

Spanjë, 7 Shkurt NOA - Supersukses ka shënuar një adoleshent spanjoll duke u bërë toreador profesional. Bëhet fjalë për një ndër toreadorët më të rinj dhe është Jairo Miguel një djalë 16 vjeçar nga Madridi.

Ai korri një sukses të vërtetë në Caceres ku i vetëm ai u përball me gjashtë dema dhe arriti të dilte fitimtar.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe një faqe interneti spanjolle e cila e bëri të ditur suksesin e të riut por theksoi se përveç demit të parë, pesë të tjerët nuk kishin një forcë të madhe.

r.b/NOA

KOMENTE