Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ecën mbrapsht me makinë, aksidenton rëndë të moshuarën
English

Ecën mbrapsht me makinë, aksidenton rëndë të moshuarën

Malësi e Madhe, 9 shkurt NOA - Po ecte indietro me makinën e tij por ka goditur një nga kalimtarët e rastit që gjendej aty pranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në komunën Kastrat të Malësisë së Madhe, informon korrespondenti i NOA.

Eduart Deda, 42 vjeç tek po ecte indietro me makinën e tij nga pakujdesia me pjesën e prapme të mjetit ka goditur të moshuarën Drande G., 79 vjeçe, e cila pasi është shtyrë nga mjeti është rrëzuar me kokë në asfalt.

Sipas burimeve për agjencinë e lajmeve NOA mësohet se e moshuara aktualisht ndodhet në repartin e Reanimacionit të Urgjencës së Spitalit Shkodër.

Gjithashtu bëhet e ditur se është bërë i mundur shoqërimi në polici dhe më tej arrestimi i të dyshuarit Eduart Deda lindur në Bajzë dhe banues në fshatin Balaj, Komuna Kastrat rrethi Malësi e Madhe.

Grupi hetimor tha se pasi shkoi në vendngjarje ku dhe ka kryer veprimet e duhura procedurale e hetimore rezultoi se shkaku i aksidentit ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Materialet në ngarkim të Eduart Deda, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të "Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor".

f.sh/noa

KOMENTE