Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 8 Shkurt 2010

  • Miloshoski: Pse gjuhën maqedone po e bëjmë me detyrim për shqiptarët Tiranë, 9 Shkurt NOA - Të gjithë qytetarët që kanë shtetësi maqedonase, pavarësisht kombësisë së tyre, duhet të mësojnë gjuhën zyrtare me detyrim.
  • Policia: Eshtrat e gjetura në Dajt, të 19 personave të vrarë gjatë komunizmit Eshtrat, shpërblim për ata që tregojnë Dobjani: Shteti të gjejë varret Berisha flet për eshtrat në malin e Dajtit Më shumë foto, te Galeria
  • Olldashi-Fratini, plan ndërtimi autostradash në mes të detit Trieste, 9 shkurt NOA - Ministri Punëve të jashtme të Italisë Franko Fratini dhe Ministri ynë i Transporteve Sokol Olldashi kanë biseduar në Itali mbi një projekt të ri të mundshëm mbi ndërtimin e autostradave në mes të detit në Rajonin Mesdhetar.
  • Më në fund flet dhe Ledesma Itali, 9 Shkurt NOA - Më në fund ka ardhur dhe një lëvizje e lojtarit lacial Kristian Ledesma, në çështjen në të cilën është përfshirë, duke u shprehur për mediat se është i gatshëm të kthehet tek ekipi tij për të luajtur si protagonist i saj.
  • Ecën mbrapsht me makinë, aksidenton rëndë të moshuarën Malësi e Madhe, 9 shkurt NOA - Po ecte indietro me makinën e tij por ka goditur një nga kalimtarët e rastit që gjendej aty pranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në komunën Kastrat të Malësisë së Madhe, informon korrespondenti i NOA.
  • Tifozët e Napolit po përgatisin protestën Napoli, 8 Shkurt NOA - Tifozët e Napolit duket se janë mjaft të irrituar me vendimet e gjyqtarëve kjo dhe si pasojë e ndeshjes së fundit me Udinezen ku ata u mundën me rezultatin 3 me 1 në fund të garës.
  • Islami: PS rrezikon të humbë zgjedhjet e ardhshme Tiranë, 8 Shkurt - Deputeti i Partisë Socialiste thotë se çarja që po vjen për shkak të diversionit që bën Berisha dhe të mungesës së përgjegjësisë maksimale nga ana e zoti Rama për ta implementuar këtë diversion, rrit shanset që Partia Socialiste të mos garantojë sukses në zgjedhjet e ardhshme
  • Vrasje mes dy fqinjësh në Kukës, kërkime në dëborë Kukës, 8 Shkurt NOA - Një burrë mbeti i vrarë pasditen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në kushte të gjaknxehtësisë së ardhur nga konflikti për pronën mes dy familjeve, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Nimic më 25 shkurt në Shkup për emrin Shkup, 8 shkurt, NOA - Ndërmjetësi për kontestin e emrit të Maqedonisë, Metju Nimic pritet që më 25 shkurt të mbërrijë për vizitë në Shkup, për të shqyrtuar procesin e përshpejtimit të negociatave për zgjidhjen e këtij kontesti midis Shkupit dhe Athinës.
  • Kuzhe: Skuadra e Europianit e vështirë për Shqipërinë Tiranë, 8 shkurt, NOA - Pozicionimi në renditjen e grupit D ku bëjnë pjesë skuadrat e Francës, Rumanisë, Bjellorusisë, Bosnjes dhe Luksemburgut për kampionatin "Europiani 2012", përbën një sfidë të vështirë për Shqipërinë.
  • Shpërthejnë dy bombola gazi, nuk ka të lënduar Laç, 8 shkurt, NOA - Në një banesë të Laëit, pasditen e sotme kanë shpërthyer dy bombola gazi, por për fat të mirë nuk ka patur asnjë të plagosur.
  • GND: Të forcohen përpjekjet për Veriun Vjenë, 8 shkurt, NOA - Grupi Ndërkombëtar Drejtues mbështet domosdoshmërinë e përforcimit të përpjekjeve për veriun e Kosovës duke marrë parasysh rekomandimet e ICO-së, të cilat do të zhvillohen më tutje në konsultim me palët përkatëse të interesit.
  • METE padit inxhinierin Minka për mashtrim Tiranë, 8 shkurt, NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka bërë një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës ndaj inxhinier Spiro Minkës, i cili sipas saj, ka mashtruar duke sjellë pasoja për një garë publike të dhënies me koncesion të HEC-eve në Pellgun e Llangës në Librazhd.
  • Nesta kthehet sërish në skuadër Milano, 8 Shkurt NOA - Pas dy barazimeve radhazi për ekipin e Milanit më në fund vijnë dhe lajme të mira për teknikun brazilian, Leonardo. Këto lajme vijnë nga infermieria e ekipit kuq e zi pasi po pritet rikthimi i mbrojtësit, Alesandro Nesta.
  • Reja, i mundshmi për pankinën e Lazios Romë, 8 Shkurt NOA - Janë orët e fundit të Ballardinit në pankinën e Lazios pasi pas humbjes me Catanias është menduar një largim i mundshëm i tij i cili mund të vijë në orët në vazhdim.
  • AMC: Për abonentët "What's Up", 2000 minuta falas Tiranë, 8 shkurt, NOA - Kompania AMC, gjatë vitit 2010 u ofron më tepër zgjedhje komunikimi abonentëve "What's Up", komunitetit më të madh rinor.
  • Stipe Mesiç: Kufijtë e Evropës Juglindore janë zgjidhur Zagreb, 8 shkurt, NOA - Presidenti kroat në largim, Stipe Mesiç, në një intervistë ekskluzive për BBC-në tha se çështja e kufijve në Ballkan përfundimisht është zgjidhur.
  • OSBE: Zgjedhjet në Ukrainë, konform standardeve Bruksel, 8 shkurt, NOA - Vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian e kanë vlerësuar procesin zgjedhor të presidencialeve në Ukrainë si transparent dhe të ndershëm.
  • Policia: Eshtrat e gjetura në Dajt, të 19 personave të vrarë gjatë komunizmit Eshtrat, shpërblim për ata që tregojnë Dobjani: Shteti të gjejë varret Berisha flet për eshtrat në malin e Dajtit Më shumë foto, te Galeria
  • Jepte raporte me para', ndiqet infermieri Elbasan, 8 shkurt, NOA - U premtonte raport mjekësor, kundrejt një sasie parash personave të cilët aplikonin për të përfituar kemp, por është zbuluar nga forcat e policisë dhe tashmë ndaj tij është ekzekutuar masa e "arrestit në shtëpi".
  • PD: Gati firmosjes së çdo dokumenti konform KiE Tiranë, 8 shkurt, NOA - Partia Demokratike paraqitet e gatshme në çdo kohë që të firmosë çdo dokument i cili jetëson kërkesat e Rezolutës së Këshillit të Evropës.
  • Turqi, inaugurohet ambulanca për kafshët Stamboll, 8 shkurt, NOA - Është inauguruar sot në Stamboll ambulanca për kafshët në Fatih, lagjen më të madhe të kryeqytetit, e krijuar nga e ashtuquajtura iniciativa "Hello 153", sponsorizuar nga bashkia dhe disa prej organizatave më të mëdha sociale të kafshëve.
  • Michael Jackson, sot në gjykatë mjeku i tij Los Anxhelos, 8 shkurt, NOA - Conrad Murray, mjeku Michael Jackson, do të paraqitet sot në Gjykatën e Los Anxhelos në një seancë paraprake për akuzën penale lidhur me vdekjen e këngëtarit, shtatë muaj më parë, bëjnë të ditur burime pranë gjykatës.
  • Rriten çmimet e ushqimeve, inflacioni arrin në 3.6% Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 8 shkurt, NOA - 2010-a duket se nuk do të jetë një vit i mbarë për ata qytetarë të cilët kanë të ardhura të kufizuara për të bërë një jetë normale.
  • Presidenti Topi: Të shtunën, tryeza e dialogut Tiranë, 8 shkurt, NOA - Tryeza politike, në funksion të dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për zgjidhjen sa më parë të ngërçit politik që ka përfshirë politikën që prej zgjedhjeve të 28 qershorit, do të mbahet ditën e shtunë.
  • Libra nga biblioteka e Kostallarit, shiten rrugëve nga bukinistët Tiranë, 8 shkurt, NOA/ Nga Milena Selimi - Prej disa ditësh, janë vënë re të shiten në qarkullim në disa nga pikat e bukinistëve shqiptarë në Tiranë, vepra të çmuara nga biblioteka e profesor Androkli Kostallarit.
  • Viktimat e komunizmit, Avokati i Popullit: Shteti të gjejë varret Tiranë, 8 shkurt, NOA / Nga Blerina Ahmetaj - Zbulimi i varrit masiv në Linzë të Tiranës ka risjellë dhe njëherë në kujtesën e shqiptarëve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit për t'i kthyer të zhdukurit pranë familjeve të tyre.
  • Kushtetuesja gjykon nesër ligjin për kalimin e pronave të sindikatave tek shteti Tiranë, 8 shkurt, NOA - Gjykata Kushtetuese nis ditën e nesërme shqyrtimin e çështjes së kalimit të pronësisë së pasurisë së Sindikatave tek shteti.
  • Shteti u heq OJF-ve administrimin e qendrave për viktimat e trafikut Tiranë, 8 Shkurt NOA/ Blerina Ahmetaj - Përkujdesja ndaj viktimave të trafikut së shpejti do të mbikëqyret nga shteti dhe jo nga shoqëria civile e cila deri më sot ka arritur ta kryejë këtë përmes donacioneve të ndryshme.
  • Miloshovski takohet me Topin: Tirana zyrtare, rol moderator në Ballkan Tiranë, 8 Shkurt NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Miloshoski dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.
  • "Procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën në mënyrë të sigurt" Elbasan, 8 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në Elbasan, se procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën dhe theksoi se qeveria po plotëson çdo kërkesë që shtrohet nga Bashkimi Evropian për Tiranën zyrtare.
  • Berisha: Qeveria nis këtë vit ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan Por Kryeministri ishte i paqartë, kur tha se "pas rrugës së Arbrit, autostrada Tiranë - Elbasan do të jetë një nga projektet më madhore të qeverisë sonë gjatë këtyre viteve".
  • Berisha premton rritje të re pagash për arsimtarët Elbasan, 8 Shkurt NOA - "Mësuesit e mbarë Shqipërisë gjatë këtyre katër viteve do të jenë në epiqendër të reformës së arsimit". Premtimin e bëri kryeministri Sali Berisha pasi mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të shkollës 9 - vjeçare "Qamil Guranjaku", në qytetin e Elbasanit.
  • Qeveria, shpërblim për ata që tregojnë ku gjenden varret masive Kryeministri flet për gjetjen e eshtrave Zbulohen eshtra në Dajt, dërgohen në Morg Tiranë, 8 Shkurt NOA - Qeveria do të vendosë shpërblim për të gjithë ata që do të kontribuojnë me informacione, do të paguajë të gjithë ata që ka dijeni për njerëz të ekzekutuar të cilët ende konsiderohen
  • Kryeministri flet për gjetjen e eshtrave në malin e Dajtit Tiranë, 8 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e cila po vazhdon, tha pak minuta më parë se në malin e Dajtit janë gjetur eshtrat e 19 personave që tha se janë viktima të regjimit komunist, të ekzekutuar në mënyrë masive dhe më tej groposur
  • PS: Berisha të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut "Kryeministri të jetë i sigurt se në pensionin që po i afrohet, do të ketë kohë të mjaftueshme t'i dedikohet notit, gjuetisë, alpinizmit, lojës me borën, relaksit e çdo qejfi tjetër.
  • Zbulohen në Dajt eshtrat e 13 personave, dërgohen në Morgun e Tiranës Tiranë, 8 Shkurt NOA - Eshtrat e 13 personave janë gjetur sot rastësisht gjatë gërmimeve nga një banor i komunës Dajt po kryente pranë banesës së tij dhe policia e informuar mbi zbulimin ka dërguar në vendngjarje një grup ekspertësh.
  • Minatorët, Berishës: Statusin, ose do kthejmë Tiranën në Çikago Tiranë, 8 Shkurt NOA/ Blerina Ahmetaj - Saga e minatorëve duket se nuk ka mbaruar ndonëse ligji për moshën e pensionit për këtë kategori tashmë ka marrë miratimin e qeverisë e kuvendit.
  • PS: Në një të pestën e vendit nuk ekziston shërbimi shëndetësor Tiranë, 8 Shkurt NOA - Në një te pestën e territorit të Shqipërisë nuk ekziston shërbimi shëndetësor duke sjellë shqetësime te qytetarët që jetojnë në zonat ku nuk ka mbulim me kujdesin mjekësor.
  • Arrestohet autori i vrasjes dy ditë më parë në lokalin e Kamzës Kamëz, 8 shkurt, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 52-vjeçarin Avni Gasa, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një vrasje me armë në një lokal të Kamzës dy ditë më parë.
  • Ambasadorët e BE, takim me presidentin Tiranë, 8 shkurt, NOA - Për herë të tretë vetëm brenda pak ditëve, dy ambasadorët përfaqësues të Bashkimit Evropian në Tiranë, po zhvillojnë një takim me presidentin e Republikës, në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike.
  • Ahmeti-Gruevski drejt ndarjes?! Shkup, 8 shkurt, NOA - Koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI, po i numëron ditët e fundit të bashkëqeverisjes. Partia shqiptare në pushtet e gjetur në një pozitë inferiore ka vendosur muajin maj si afatin e fundit për braktisjen e qeverisë, njofton një zyrtar i lartë i BDI-së, duke shtuar se
  • Rregullat e reja për pasaportat biometrike Vlorë, 8 shkurt, NOA - Policia përmes një deklarate për shtyp, ka publikuar sot faktin se duke nisur që sot për të gjithë qytetarët e interesuar për pajisjen e tyre me pasaportë biometrike do të nisë aplikimi duke u bazuar në disa kritere të caktuara.
  • Analiza e gjykatave, Spahiu: Puna juaj e mangët, pengon integrimin në BE Tiranë, 8 shkurt, NOA - Një sistem gjyqësor efiçent paraqet një nga kushtet kryesore për integrimin e afërt të vendit në Bashkimin Evropian, prandaj gjykatat duhet të plotësojnë me çdo kusht kërkesat e vendosura prej tij.
  • Milloshoski në Tiranë: Do t'ju mbështesim për heqjen e vizave dhe hyrjen në BE Tiranë, 8 shkurt, NOA Update - Maqedonia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e heqjes sa më parë edhe ndaj saj të regjimit Shengen si dhe anëtarësimin e afërt me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
  • Meta para homologut Milloshoski: Të intensifikohen projektet e Korridorit VIII Tiranë, 8 shkurt, NOA Update - Paraqitet me një rëndësi mjaft të madhe fakti që Shqipëria dhe Maqedonia, në bashkëpunim me Bullgarinë dhe Italinë, të intesifikojnë të gjitha projektet e përbashkëta që kanë të bëjnë me Korridorin VIII.
  • Irani fillon nesër pasurimin e uraniumit në nivel të lartë Teheran, 8 shkurt, NOA - Irani do të fillojë nesër prodhimin e pasurimit të uraniumit në sasi të lartë në territorin e tij. Lajmi u bë me dijeni nga vetë shefi i agjencisë bërthamore Ali Akbar Salehi në Teheran.
  • Tre të dehur plagosin rëndë me thika një person Durrës, 8 shkurt, NOA - Në gjendje të dehur, tre persona kanë plagosur me thikë një të katërt, duke i shkaktuar deri rrezik për jetën. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së Durrësit, sipas të cilëve autorët e kësaj ngjarje të rëndë janë Ergys Roshi, 21-vjeç; Klaudjo Kiptiu
  • Plagosja e trefishtë në Durrës, policia shpall në kërkim autorët Durrës, 8 shkurt, NOA Update - Plagosja e trefishtë dje në mbrëmje në Durrës, ndodhur në afërsi të lokalit "Taverna Da Silvano", është shoqëruar me një aksion policor për kapjen e personave të cilët dyshohen si autorë të saj.
  • Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Milloshoski, viziton sot Tiranën Tiranë, 8 shkurt, NOA - Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshovski, pritet të mbërrijë sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, me ftese të homologut shqiptar Ilir Meta.
  • Zgjidhja e krizës, presidenti nis sot përgatitjet mbi negociatat me Ramën e Berishën Tiranë, 8 shkurt, NOA - Dita e sotme përkon me atë të nisjes së mundshme të negociatave të paralajmëruara nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, mbi zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend.
  • Iu gjet automatik pa leje dhe 100 fishekë në shtëpi, arrestohet Elbasan, 8 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 50-vjeçarin Refit Muça, lindur dhe banues në fshatin Shtëpanjë të këtij rrethi, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes".
  • Emocionet e reja universale që dominojnë në botën e sotme Londër, 8 shkurt, NOA - Për gati gjysmë shekulli, psikologët i kanë përqendruar studimet e tyre mbi emocionet dominante të njerëzve, konkretisht të atyre që mund të konsiderohen si universale.
  • Ja parametrat e duhura për një fytyrë të bukur femërore Hollivud, 8 shkurt, NOA - Jo vetëm një trup i bukur përcaktohet nga përmasa të caktuara, por dhe fytyra dhe 90-60-90 janë parametrat e duhura për një fytyrë e bukur femërore.
  • Mustafaj: Negociatat me Presidentin pa kushte Uashington, 8 shkurt, NOA / Nga Arben Xhixho - Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj tha se pozita dhe opozita në Shqipëri nuk duhet të vënë parakushte kur është fjala për zgjidhjen e ngërçit politik me anë të institucionit të Presidentit
  • Thaçi e Feith sot me Grupin Drejtues për Kosovën Vjenë, 8 shkurt, NOA - Sot në kryeqytetin austriak do të zhvillohet një mbledhje e posaçme e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, ku bëhet me dijeni se pjesëmarrës të saj do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me përfaqësuesin civil ndërkombëtar, Piter Feith.
  • Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, opozitari Janukoviç shpall fitoren Kiev, 8 shkurt, NOA - Lideri opozitar në Ukrainë, Viktor Janukoviç, ka vetëshpallur fitoren pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale i cili u zhvillua dje në këtë vend.
  • Farsa gjyqësore Nga padrejtësia nuk buron e drejta - "Ex iniuria ius non oritur" E drejta e bashkimit të personave në grupe shoqërore, e drejta e shprehjes së lirë të bindjeve politike, e drejta e shprehjes së revoltës me protestë të qetë dhe paqësore, janë të drejta fondamentale, thelbësore, bazike të
  • Arsenal, superofertë për të mbajtur Fabregas Londër, Angli, 8 Shkurt NOA - Ekipi i Arsenal duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori i saj Cesc Fabregas duke paguar çdo çmim për të.
  • Igli Tare flet për çështjen Ledesma Romë, 8 Shkurt NOA - Drejtori sportiv i klubit të Lazios Igli Tare në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur mjaft optimist në lidhje me çështjen e lojtarit të tyre, Ledesma.
  • Njerëzit po jetojnë më gjatë, por jo më mirë Departamenti për popullsinë në Kombet e Bashkuara, thotë se deri në vitin 2050, një nga pesë njerëzit në botë do të jetë mbi 30 vjeç. Por, të jesh i moshuar, nënkupton të kesh më shumë vështirësi në shumë pjesë të botës, ku stigmatizimi dhe diskriminimi ndaj të moshuarve është bërë i zakonshëm