Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Farsa gjyqësore
English

Farsa gjyqësore

Nga padrejtësia nuk buron e drejta - "Ex iniuria ius non oritur"

E drejta e bashkimit të personave në grupe shoqërore, e drejta e shprehjes së lirë të bindjeve politike, e drejta e shprehjes së revoltës me protestë të qetë dhe paqësore, janë të drejta fondamentale, thelbësore, bazike të demokracive liberale perëndimore

Valon Kurtishi*

Më 15 shkurt 2010 në sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë do të fillojë seanca e radhës në procesin maratonik ndaj liderit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti. Sipas informacioneve paneli i gjykatësve do të jetë një përzierje e shqiptarëve të kosovarizuar vendorë dhe evropianëve të ballkanizuar të EULEX-it, të cilët janë edhe shtytësit dhe udhëheqësit e këtij procesi të çuditshëm gjyqësor.

Procesi ka të bëjë me demonstratat që VETËVENDOSJE!-a i organizoi më 10 shkurt 2007 kundër planit të të dërguarit special të OKB për statusin e Kosovës, finlandezit Marti Ahtisari, i cili paraqiste bazën për pavarësinë e kushtëzuar dhe sovranitetin e cunguar që sot e gëzon shteti më i ri në botë, "Kosova multietnike".

Në këtë protestë paqësore u vranë dy demonstrues dhe u lënduan rëndë mbi 80 të tjerë. Policia ndërkombëtare, më konkretisht policët rumunë të angazhuar nga OKB, ishin përgjegjës të drejtpërdrejtë për vrasjen e dy protestuesve të rinj, që u goditën nga disa lloje municionesh, përdorimi i të cilëve është i ndaluar me Konventa ndërkombëtare.

Një numër i helmeve të ndryshme paralizuese dhe djegëse, gjithashtu të ndaluara me marrëveshje ndërkombëtare, u përdorën në shkallë të gjerë nga policia ndërkombëtare. Policët që përdorën këta plumba ishin pjesë e atij korpusi të ndërkombëtarëve që janë në Kosovë për t'i mësuar qytetarët vendorë se si zbatohen "standardet ndërkombëtare".

Gjyqi është transferuar nga UNMIK-u tek EULEX-i i cili nuk e ndjen veten përgjegjës për veprimet e policëve të OKB, pasi vetë është një institucion që i përgjigjet Bashkimit Europian.

Pra, kështu arsyetohen ata të cilët nuk janë të interesuar të nxjerrin të vërtetën në shesh, dhe të cilët, për të mbuluar krimin e qartë të policisë ndërkombëtare, organizojnë procese të tilla të montuara gjyqësore, që s'kanë asgjë të përbashkët me gjyqësinë e pavarur.

Në sallën e gjyqit duhet të sillen policët rumunë dhe të akuzohen për vrasjen e dy të rinjve të pafajshëm, si dhe një numër i madh i policëve e eprorëve të tyre nga vende të ndryshme të cilat i kanë tejkaluar qartësisht kompetencat e tyre në përdorimin e çmendur të dhunës ndaj demonstruesve shqiptarë. Këta duhej të ishin në bankat e të akuzuarve të drejtësisë kombëtare e ndërkombëtare bashkë.

Sa u takon akuzave kundër Albin Kurtit, ato duket qartë se janë një montim i pastër dhe absurd për kohën në të cilën jetojmë. Akuza e rrënon autoritetin e vetë Gjykatës dhe të Kurtit kur shprehet për vepra kriminale të kryera në grup, për pjesëmarrje në grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare, apo për thirrje në rezistencë në lidhje me ngjarjet shkurtit 2007.

Këto akuza do t'u përshtateshin plotësisht policëve ndërkombëtarë përgjegjës për eskalimin e situatës gjatë demonstrimit, për vrasjen dy protestuesve në një protestë të qetë të një kryeqyteti evropian, për masakrimin barbar të shumë të tjerëve si dhe për përdorimin në shkallë të gjerë të një numri të substancave helmuese, prej të cilave një numër i madh i aktivistëve vuajnë pasoja akoma sot e gjithë kohën.

Gjykata, siç duket, e konsideron organizimin e demonstratave paqësore për të shprehur vullnetin politik, si një vepër kriminale. As totalitarizmat më të egër nuk kanë vepruar në këtë mënyrë.

E drejta e bashkimit të personave në grupe shoqërore, e drejta e shprehjes së lirë të bindjeve politike, e drejta e shprehjes së revoltës me protestë të qetë dhe paqësore, janë të drejta fondamentale, thelbësore, bazike të demokracive liberale perëndimore. Ato tashmë janë pjesë përbërëse e korpusit të të drejtave dhe lirive të njeriut, nënshkruese të të cilave janë të gjitha shtetet anëtare të OKB.

Me këtë bie poshtë me automatizëm pika e parë në lidhje me veprimet kriminale të Albin Kurtit dhe aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!. Pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre nuk mund të vërtetohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast.

Nëse Albin Kurti ka intervenuar për të shpëtuar ndonjë qytetar rasti ose ndonjë djalosh të ri nga dhuna e shfrenuar e policisë rumune dhe ndërkombëtareve të tjerë, kjo nuk përbën kurrsesi pengim të personit zyrtar në kryerjen e punëve të tij.

Edhe vetëmbrojtja apo mbrojtja e të tjerëve nga dhuna e shfrenuar e policisë serbe në të kaluarën e aparteidit arsyetohej nga pushteti serb në të njëjtën mënyrë. Prokurorët e EULEX-it, siç duket, e imitojnë pushtetin kriminal serb edhe në finesat e ndryshme juridike.

Pika tjetër e akuzës në lidhje me thirrjen në rezistencë ndaj ngjarjeve të shkurtit është gjithashtu një farsë e vërtetë pa asnjë lidhje me realitetin. Nëse apeli i një grupi të veçantë të komunitetit civil të vendit për të reaguar paqësisht ndaj një vendimi të caktuar në lidhje me fatet e atij komuniteti konsiderohet si vepër penale për t'u dënuar, kjo është krejtësisht jashtë kohës së sotme në të cilën jetojmë.

Sistemi evropian i drejtësisë është së paku që nga viti 1789 në mbrojtje të shprehjes së lirë të mendimit për çështje të caktuara shoqërore. Nëse VETËVENDOSJE!-a e ka shprehur mendimin e vet publik në lidhje me masakrën e 10 shkurtit 2007, kjo nuk përbën asnjë krim, përkundrazi i shërben zgjimit të ndjenjës së solidarizimit me ata që vuajnë dhe përpiqen për të mirën e përgjithshme, për interesat kolektive, për popullin e thjeshtë.

Shikuar në përgjithësi, vazhdimi i kësaj farse gjyqësore është një turp për EULEX-in, UNMIK-un, qeverinë e Kosovës dhe të gjithë të involvuarit në të. Vetë drejtësia, vlerat sublime e të larta morale që ajo ka për detyrë të mbrojë e respektojë fyhen dhe vihen në dyshim nga ky pseudo-proces.

Përkundrazi, vepër të mirëfilltë kriminale të dënueshme në bazë të ligjeve të sovranit e të zotit kanë kryer ata që vranë dy protestues të paqësorë, masakruan rreth 80 të tjerë si dhe helmuan mëse 5,000 njerëz në qendër të Prishtinës.

(*) Kryetar i shoqatës Illyricum Libertas nga Tetova)

KOMENTE