Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE padit inxhinierin Minka për mashtrim
English

METE padit inxhinierin Minka për mashtrim

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka bërë një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës ndaj inxhinier Spiro Minkës, i cili sipas saj, ka mashtruar duke sjellë pasoja për një garë publike të dhënies me koncesion të HEC-eve në Pellgun e Llangës në Librazhd. Sipas të dhënave të saj, fillimisht për këtë koncesion u paraqitën tre ofertues: "M&A International" sh.p.k., "I&A International" sh.p.k dhe "ARD" sh.p.k. Pas shqyrtimi të këtyre ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shpallur fitues të garës bashkimin e përkohshëm të shoqërive "Albstar" sh.p.k., "4A - A1" sh.p.k. dhe "MAB Ndërtim" sh.p.k.

"Mirëpo, fill pas këtij vendimi, një nga kompanitë pjesëmarrëse është ankuar për parregullsi në Agjencinë e Prokurimit Publik. Menjëherë kjo agjenci ka pezulluar procedurën e dhënies me koncesion dhe ka hapur një hetim administrativ", thuhet në njoftimin e METE-s.

Duke shtuar se gjatë mbledhjes së informacioneve, APP-ja ka marrë edhe një deklaratë noteriale të ing. Spiro Minkës, ku ai deklaron se nuk ka marrë pjesë në projektimin apo oponencën teknike të hidrocentrale mbi përroin Zalli i Llangës në Librazhd për llogari të shoqërisë ‘MAB Ndërtim" sh.p.k., por ka marrë pjesë në projektimin e këtyre hidrocentraleve vetëm për llogari të shoqërisë "Eurocostruzioni" s.p.a.

"Gjatë evidentimit të dokumentacioneve, bashkimi i përkohshëm i shoqërive që fitoi tenderin është shprehur se është e vërtet që oponenca teknike e projektit të saj është përgatitur nga Studio "Alba Projekt 04" Sh.p.k. me përfaqësues ligjor zotin Spiro Minka, i cili e ka vulosur dhe nënshkruar këtë oponencë në çdo faqe, duke i bashkangjitur kopje të noterizuar të licencës (Spiro Minka) dhe ekstrakt të regjistrit tregtar të kësaj studioje projektimi", sqarohet më tej.

Duke shtuar se për të sqaruar këtë çështje, komisioni kërkoi ballafaqimin me inxhinier Spiro Minkën, i cili nuk është paraqitur për të dhënë sqarime.

Prandaj, ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka kërkuar nisjen e procedimit penal për Minkën mbi veprën penale të mashtrimit me pasoja për një garë publike të dhënies me koncesion.

Ndërsa procedura e dhënies me koncesion nga ana e ministrisë të HEC-eve në Pellgun e Llangës në Librazhd është pezulluar për momentin, deri në zgjidhjen e plotë të kësaj çështje.

n.e/NOA

KOMENTE