Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miloshovski takohet me Topin: Tirana zyrtare, rol moderator në Ballkan
English

Miloshovski takohet me Topin: Tirana zyrtare, rol moderator në Ballkan

Tiranë, 8 Shkurt NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Miloshoski dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.

Topi vlerësoi "nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat" si dhe vuri në dukje "rëndësinë e shkëmbimit të vizitave në nivele të larta për intensifikimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve mes dy vendeve fqinjë dhe miq".

Në këtë kuadër, Topi i përcolli nëpërmjet Ministrit maqedonas Miloshoski, përshëndetjet më të mira për Kreun e shtetit maqedonas, Presidentin Ivanov si dhe dëshirën për t'u takuar së afërmi me të në vazhdën e dialogut dhe bashkëpunimit të mirë politik që ekziston mes udhëheqësve të vendeve të rajonit.

Presidenti vuri në dukje nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare në fusha me interes të ndërsjellë si infrastruktura, turizmi, transporti, ku një rëndësi të veçantë merr Korridori VII.

Kreu i shtetit shprehu mbështetjen e plotë institucionale për aspiratat integruese të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike dhe në familjen e madhe evropiane duke e siguruar Ministrin e Jashtëm maqedonas për gatishmërinë e institucioneve shqiptare për të ofruar e ndarë me vendin fqinj gjithë përvojën tonë integruese.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Miloshovski, shprehu urimet më të mira për rrugën e suksesshme integruese të përshkuar ndërkaq nga vendi ynë duke ndarë bindjen se së shpejti, duke shtuar përkushtimin e saj, edhe Maqedonia do të arrijë të realizojë aspiratat e saj integruese në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe si edhe ato rajonale, Miloshoski vlerësoi rolin pozitiv dhe moderator të luajtur gjatë këtyre viteve nga Shqipëria në shërbim të qëndrueshmërisë dhe paqes në rajonin e Ballkanit.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Blagorodna Mingova-Krepieva, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Selim Belortaja si dhe Ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Çejku.

f.sh/NOA

KOMENTE