Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olldashi-Fratini, plan ndërtimi autostradash në mes të detit
English

Olldashi-Fratini, plan ndërtimi autostradash në mes të detit

Trieste, 9 shkurt NOA - Ministri Punëve të jashtme të Italisë Franko Fratini dhe Ministri ynë i Transporteve Sokol Olldashi kanë biseduar në Itali mbi një projekt të ri të mundshëm mbi ndërtimin e autostradave në mes të detit në Rajonin Mesdhetar. Kjo ishte një nga çështjet kryesore që u diskutua në konferencën e parë Ndërkombëtare për Mobilitetin në Rajonin e Mesdheut në Trieste të Italisë në datat 04-05 Shkurt e organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme Italiane Franko Fratini.

Sipas Fratinit lidhja ndërmjet rrjeteve të transportit, të vendeve të Europës Lindjes së Mesme dhe Afrikës të rajonit të Mesdheut përmes Autostradave blu (të detit) janë një element thelbësor për konsolidimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve partnere.

"Zhbllokimi i tregjeve të brendshme, dashi për rritjen e konkurrencës ekonomike të Europës dhe krijimin e një tregu të madh në hapësirën e Mesdheut, në të cilën mallrat, shërbimet dhe njerëzit mund të qarkullojnë në një klimë liberalizimi dhe jo diskriminimi", - theksoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini.

Në këtë konferencë ishin të ftuar Ministrat e Transportit të vendeve Mesdhetare si dhe Zëvëndëspresidenti i Komisionit Europian për transportin Antonio Tajani të cilët diskutuan mbi politikat për përmirësimin e logjistikës dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Mesdheut, liberalizimi, bashkëpunimi rajonal dhe eliminimi i barrierave jo fizike.

Një rëndësi të veçantë në këtë konferencë kishte diskutimi mbi përmirësimin e Infrastrukturës portuale në Shqipëri, Mal të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit të Mesdheut, me qëllim për të krijuar kushte sa më të mira dhe të favorshme për zhvillimin e transportit multimodal, duke i dhënë përparësi zhvillimit të transportit hekurudhor.

f.sh/noa

KOMENTE