Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Gati firmosjes së çdo dokumenti konform KiE
English

PD: Gati firmosjes së çdo dokumenti konform KiE

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Partia Demokratike paraqitet e gatshme në çdo kohë që të firmosë çdo dokument i cili jetëson kërkesat e Rezolutës së Këshillit të Evropës. Një deklaratë e tillë mbërriti sot nga selia blu, përmes zëdhënëses të saj, Erla Mëhilli mbi gadishmërinë për zgjidhjen e krizës politike në vend. "Edvin Kristaq Rama nga njëra anë jep ultimatume dhe kërcënon për protesta, nga ana tjetër shpif dhe trillon se Berisha po kushtëzon tryezën", tha në fjalën e saj Mëhilli, duke pohuar në këtë mënyrë se lideri i opozitës nuk është gati për dialog dhe zgjidhjen e krizës ashtu siç pretendon.

"Jam sot këtu për të deklaruar në emër të Partisë Demokratike, për të ripohuar edhe një herë atë që ka deklaruar kryeministri i vendit dhe kryetari i PD-së Sali Berisha se mazhoranca aktuale mbështet pikë për pikë rezolutën e Këshillit të Evropës dhe është e gatshme për shndërrimin e të gjitha kërkesave të saj në realitet", tha më tej Mëhilli, duke paraqitur qëndrimin e PD-së.

Sipas saj, pretendimet e Partisë Socialiste se Berisha kushtëzon tryezën te presidenti, janë thjesht një formë për të maskuar interpretimin kokëposhtë të rezolutës së KE-së, sikur ajo përfaqëson një dokument që shpërblen bojkotin.

n.e/NOA

KOMENTE