Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi: Të shtunën, tryeza e dialogut
English

Presidenti Topi: Të shtunën, tryeza e dialogut

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Tryeza politike, në funksion të dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për zgjidhjen sa më parë të ngërçit politik që ka përfshirë politikën që prej zgjedhjeve të 28 qershorit, do të mbahet ditën e shtunë.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Presidencës, sipas të cilave kjo ditë është zgjedhur nga kreu i shtetit për të zhvilluar negociatat e premtuara mes palëve për shkrirjen e akujve që mbajnë të ngrirë marrëdhëniet institucionale mes palëve.

"Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vendosi që të thërrasë tryezën politike, ditën e shtunë më 13 shkurt 2010 në orën 11.00, në selinë e Presidentit në vijim të takimeve të sotme me kreun e delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, ambasadorin Helmut Lohan dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse, si dhe me ambasadorin e SHBA-ve në vendin tonë, Xhon Uithers II. Por edhe pas kontakteve me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama", thuhet në deklaratën e publikuar nga institucioni i Presidencës lidhur me një fakt të tillë.

Në këtë mënyrë, kreu i shtetit ka caktuar pikën e takimit mes palëve për të gjetur rrugën e duhur drejt zgjidhjes së krizës politike, kusht ky i vënë tashmë edhe nga ndërkombëtarët, të cilët paraqiten të interesuar për zhbllokimin e situatës së rënduar.

n.e/NOA

KOMENTE