Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën në mënyrë të sigurt
English

"Procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën në mënyrë të sigurt"

Elbasan, 8 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në Elbasan, se procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën dhe theksoi se qeveria po plotëson çdo kërkesë që shtrohet nga Bashkimi Evropian për Tiranën zyrtare.

"Kam kënaqësinë t'ju informoj se procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën në mënyrë të sigurt", - deklaroi shefi i qeverisë.

Kurse përforcoi këtë deklarim, kur u shpreh: "Qeveria ka plotësuar dhe plotëson çdo kërkesë që shtrohet ndaj vendit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, brenda afatit të përcaktuar, të lëvizin të lirë në mbarë hapësirën evropiane".

Këto pohime, kryeministri i bëri sot, në ceremoninë e inaugurimit të shkollës 9 - vjeçare "Qamil Guranjaku", në qytetin e Elbasanit.

f.sh/NOA

KOMENTE