Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rregullat e reja për pasaportat biometrike
English

Rregullat e reja për pasaportat biometrike

Vlorë, 8 shkurt, NOA - Policia përmes një deklarate për shtyp, ka publikuar sot faktin se duke nisur që sot për të gjithë qytetarët e interesuar për pajisjen e tyre me pasaportë biometrike do të nisë aplikimi duke u bazuar në disa kritere të caktuara.

Të bazuara në urdhrin nr. 107 të datës 04.02.2010 të nxjerrë nga Policia e Shtetit dhe kompania "Aleat", këto kritere paraqesin disa detaje që duhen përmbushur gjatë shpërndarjes së pasaportave bioemetrike për qytetarët.

Ato parashikojnë konkretisht që kur qytetari paraqitet për të tërhequr pasaportën biometrike, duhet të paraqesë pasaportën e vjetër ne rastet kur e disponon atë, me qëllim çaktivizimin dhe bërjen të pavlefshme të saj.

Në rastet kur qytetari është i pajisur me pasaportë të vjetër dhe e ka humbur, vjedhur ose dëmtuar atë, detyrimisht paraqitet pranë komisariatit policor për të bërë denoncimin dhe për t'u pajisur me vërtetim të cilin e paraqet në zyrat e shpërndarjes së pasaportave biometrike.

Por në rast se qytetari nuk është i pajisur me pasaportë të tipit të vjetër, pajiset nga ana e policisë me një vërtetim i cili tregon që ai e ka një të tillë dhe qytetari më pas këtë vërtetim e paraqet tek zyra e shpërndarjes për të tërhequr pasaportën biometrike.

n.e/NOA

KOMENTE