English

Tifozët e Napolit po përgatisin protestën

Napoli, 8 Shkurt NOA - Tifozët e Napolit duket se janë mjaft të irrituar me vendimet e gjyqtarëve kjo dhe si pasojë e ndeshjes së fundit me Udinezen ku ata u mundën me rezultatin 3 me 1 në fund të garës.

Krahas saj pritet në ditët në vazhdim të vijë dhe një dënim në drejtim të tyre, kjo pasi u përfshinë në një grindje të dhunshme madje edhe kundrejt forcave policore në Udine.

Për këtë gjë tifozët e zjarrtë të ekipit po mendojnë për një protestë dhe me okazionin e ndeshjes së mbrëmjes në fundjavë, asaj me Interin, duket se do të bëhet gjithçka ata kanë menduar.

Po flitet se të gjithë tifozët do të vënë maskën e dizenjatorit të arbitrave në Itali atë të Pierluixhi Kolinës, e cila sipas tyre do të jetë një shenjë proteste kundrejt vendimeve të gabuara që janë dhënë në dëm të ekipit të tyre, Napolit.

Krahas kësaj shenje proteste mund të vijë dhe ajo e ngritjes së shamive të bardha e cila ka si qëllim mos rënien dakord dhe të kundërshtimit, të vendimeve arbitrare në këtë rast. Pra, do të jetë një atmosferë mjaft e ndezur në ndeshjen e mbrëmjes midis Napolit dhe Interit ku me sa duket tifozët vendas do të kenë dhe pjesën e tyre të rëndësishme.

r.b/NOA

KOMENTE