English

Zbulohen në Dajt eshtrat e 13 personave, dërgohen në Morgun e Tiranës

Tiranë, 8 Shkurt NOA - Eshtrat e 13 personave janë gjetur sot rastësisht gjatë gërmimeve nga një banor i komunës Dajt po kryente pranë banesës së tij dhe policia e informuar mbi zbulimin ka dërguar në vendngjarje një grup ekspertësh.

Burime policore i thanë agjencisë NOA bëhet fjalë për gjetjen e eshtrave të 13 personave, identiteti i të cilëve nuk është i qartë.

Eshtrat u gjetën të futura në thasë dhe dyshohet se kishin shumë vite që ishin të groposura në zonën e malit të Dajtit.

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë transportuar të gjitha eshtrat në Morgun e QSUT-së ku pritet të nisë ekspertimi për të zbardhur se kujt i përkasin.

Policia mësohet se do të kërkojë në skedarët e kohës, për persona të deklaruar të zhdukur nga familjarët e tyre.

Kërkimet pritet të jenë më të përqendruara në njerëz të zhdukur gjatë viteve të monizmit, pasi besohet se eshtrat i përkasin periudhës së viteve të diktaturës komuniste kur regjimi ekzekutonte shtetas që i shihte si kundër vijës së partisë dhe ndërmerrte vrasje masive.

Shumë herë në media janë denoncuar dyshime të forta për varre masive të krijuara nga diktatura komuniste në malin e Dajtit dhe në vendin e quajtur Mali me Gropa.

e.r/NOA

KOMENTE