Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli i Krimeve të Rënda, flasin gjyqtarët: Çfarë duam të ndryshojë
English

Apeli i Krimeve të Rënda, flasin gjyqtarët: Çfarë duam të ndryshojë

Tiranë, 9 Shkurt NOA - Gjyqtarët e Apelit për Krime të Rënda i kanë propozuar sot ndryshime Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së në mënyrë të tillë që të kenë siguri në punë dhe që ajo të funksionojë sa më mirë.

Gjatë analizës njëvjeçare të punës së tyre, kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnoca ka kërkuar fillimisht sigurimin e jetës fizike, të pronës dhe të familjeve të tyre.

Sipas tij duhet të përmirësohet statusi i gjyqtarëve në përgjithësi dhe për krimet e rënda në veçanti, kryesisht për pagat, pensionet, kredi me kushte lehtësuese, garanci shëndetësore, etj., të ngjashme me kategori të tjera me status më të mirë, si dhe të dalin aktet nënligjore për sigurinë fizike të gjyqtareve si dhe të familjeve të tyre, pronës etj.

"Të ndryshojë kompetenca e gjykimit të Gjykatës për Krime të Rënda (neni 75 i K.Pr.P.), duke u vendosur përsëri ato lloj veprash penale që ishin parashikuar që në krijimin e tyre dhe çdo vepër penale që parashikon dënim me burgim jo me pak se 15 vjet, pasi ato vërtetë përbëjnë krime të rënda, janë problematike për shoqërinë tonë, si dhe janë të përballueshme nga ana sasiore e cilësore nga këto gjykata.

Të ndryshojë përbërja e trupit gjykues të Gjykatave për krime të rënda nga pesë në tre gjyqtarë. Të hiqet nga ligji ynë organik përcaktimi i mandatit 9-vjeçar, gjë që nuk është mbrojtje në aspektin e patundshmërisë, por rrezikon që në përfundim të mandatit gjyqtarët të diskutohen për të vazhduar punë në gjykata të tjera edhe jashtë rrethit, gjë që nuk përbën garanci e vlerësim për detyrën që përballojmë.", theksoi sot Përnoca. Ndërkohë që kryetari i gjykatës së Apelit për Krime të Rënda ka sqaruar se probleme janë paraqitur edhe me buxhetin e kësaj gjykate, ku problemet janë ndjerë edhe në mungesën e bojës që është thelbësore për punën, rregullimin e automjeteve si dhe shpërblimet e gjyqtarëve.

Ndërkohë që po sot është zhvilluar edhe analiza vjetore në Gjykatën e Shkallës së Parë për krime të Rënda. Në këtë gjykatë ishte prezent edhe zëvendëskryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, si dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsion Çela.

Kreu i kësaj gjykate, Dritan Hallunaj kërkoi nga KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë plotësimin më tej të kuadrit të plotë ligjor për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, rishikimin e Kodit Penal për disa figura të veprave penale në kompetencë të Gjykatës për Krime të Rënda, rishikimin e K.Pr.Penale dhe sidomos të raporteve gjykatë-palë, të disa afateve prekluzive dhe të afateve të paraburgimit për të pandehurit që akuzohen për krime të rënda.

Po ashtu gjyqtarët kërkuan edhe përfitim nga statusi i veçantë i gjyqtarit të Gjykatës për Krime të Rënda, për mbrojtjen dhe shoqërimin fizik, si dhe rimandatimin pas kalimit të afatit 9-vjeçar të gjyqtarëve.

e.r/NOA

KOMENTE