Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 9 Shkurt 2010

  • Franca i shet armatim Rusisë, NATO-ja e shqetësuar Franca është pajtuar t'i shesë Rusisë një luftanije të tipit "Mistral", pavarësisht dëshirave të anëtarëve të tjerë të NATO-s. Gjeorgjia, tashmë e ka kundërshtuar një shitje të tillë, duke theksuar çështjen e shqetësimit më të gjerë për stabilitetin rajonal
  • Irani kundër botës, fillon pasurimin e uraniumit Irani sot shpalli se ka filluar punët për të prodhuar uraniumin e pasuruar në shkallën 20%, përkundër paralajmërimeve të fuqive botërore, të cilat dyshojnë se aktivitetet synojnë prodhimin e bombës bërthamore.
  • Cicinho i jep lamtumirën Romës Brazil, 9 Shkurt NOA - Cicinho është zyrtarisht një lojtar i San Paolo, një lajm i cili është konfirmuar nga vetë klubi brazilian ditën e sotme. Lojtari i cili ishte në pronësi të Romës ka shkuar tek skuadra braziliane në formë huaje deri në qershor, por San Paolo ka të drejtë ta mbajë lojtarin
  • Reja, zyrtarisht trajneri i ri i Lazios Romë, 9 Shkurt NOA - Siç u fol dhe ditën e djeshme për një largim të mundshëm të Ballardinit nga ekipi i Lazios dhe për ardhjen e një tekniku të ri, konfirmimi i këtij lajmi u bë ditën e sotme ku në stolin e Lazios erdhi ai që pritej dhe bëhet fjalë pikërisht për Edy Reja.
  • Kur do të nisë ndërtimi i autostradës? Autoritetet kosovare po i vazhdojnë negociatat me kompaninë "Bechtel & Enka", për detajet rreth fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdar, bëjnë të ditur zyrtarë nga Ministria e Transportit
  • Beteja e joshjes Në Mitrovicën veriore këtë vit planifikohen të mbahen dy palë zgjedhje lokale, të organizuara nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë. Institucionet e Kosovës, përmes zgjedhjeve, po ofrojnë krijimin e komunës së Mitrovicës Veriore.
  • Skandali, Kaçi ka luajtur në baste me Apoloninë Flet drejtori i Kontrollit të Brendshëm të Apolonisë, Andi Derhemi Fier, 9 Shkurt NOA - Drejtori i Kontrollit të Brendshëm në Klubin e Futbollit "Apolonia", Andi Derhemi, akuzoi sulmuesin shkodran të Apolonisë për trukim të ndeshjes Shkumbini-Apolonia, që përfundoi me rezultatin 3-0.
  • Mbyllen shpresat e Ronaldinhos për Botërorin Brazil, 10 Shkurt NOA - Nuk vijnë lajme të mira për sa i përket lojtarit të Milanit Ronaldinho të cilit me sa duket i janë mbyllur shpresat për aktivizimin e tij me përfaqësuesen e Brazilit në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010.
  • SHBA, në rrezik shkrimi monumental "Hollywood" Los Anxhelos, 9 Shkurt NOA - Qëndron në një rrezik të vërtetë shkrimi "Hollywood" i cili ndodhet në Los Angelos të SH.B.A. Fondet të cilat po grumbullohen për të shpëtuar kodrën në të cilën ndodhet ky shkrim tashmë janë vetëm në gjysmë.
  • Tiranë, 60-vjeçari abuzon seksualisht me një djalë 5-vjeçar Tiranë, 9 Shkurt NOA - Një burrë në moshë të thyer ka abuzuar seksualisht me një djalë pesë vjeçar dhe këtë e ka bërë disa herë kurse fëmija i traumatizuar, në një moment ka arritur të hapë gojën tek i ati i cili ka bërë denoncimin dhe sot, policia komunikoi arrestimin e pedofilit të dyshuar.
  • Plani i ri, masa drastike për aksidentet rrugore Fier, 9 shkurt, NOA - Në vendin tonë janë bërë rutinë aksidentet rrugore dhe siguria publike është një shqetësim për të gjithë njerëzit dhe kalimtarët.
  • Pas shumë kohësh kapet i dyshuari Fier, 9 shkurt, NOA - Vjedhja e tubit të kullës së vrojtimit të pusit G 152, në fshatin Ruzhdie, ka vënë në lëvizje forcat e policisë së rrethit të Fierit, ku kanë bërë të mundur dje ndalimin e 27-vjeçarit.
  • Ish-guvernatori: Qeveria të rishikojë buxhetin me urgjencë Tiranë, 9 shkurt, NOA / Nga Rajmonda Lajthia - Një ditë pasi INSTAT publikoi inflacionin, i cili arriti në masën 3.6%, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, i sugjeron qeverisë që të ndryshojë në mënyrë urgjente buxhetin e shtetit 2010.
  • Gjermania ndihmon me 1.5 miliardë euro koncernin Opel Berlin, 9 shkurt, NOA - Shteti gjerman ka vendosur të ndihmojë me një shumë prej 1.5 miliardë eurosh koncernin e prodhimit të automjeteve "Opel" për të dalë nga kriza e rëndë financiare në të cilën gjendet.
  • SHBA insiston: Sistemi raketë, kundër Iranit dhe jo Rusisë Uashington, 9 shkurt, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë insistuar në qëndrimin e tyre lidhur me sistemin antiraketor që po synojnë të vendosin në Evropë.
  • Dokumentat maqedonase Prishtinën e konsiderojnë Serbi Shkup, 9 shkurt, NOA - Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni vazhdon lëshimin e dokumenteve, në të cilat Kosova vazhdon të konsiderohet si pjesë e Serbisë.
  • Nëna e zbulon nga interneti që vajza e saj ishte e sëmurë Londër, 9 shkurt, NOA - Mjekët i kishin thënë se vajza e saj ishte duke u përpjekur për të tërhequr vëmendjen e prindërve pas lindjes së fëmijës së dytë.
  • Berisha shkon të premten në Romë, takim me Berluskonin Tiranë, 9 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha niset të enjten në Itali për një vizitë dyditore ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit fqinjë, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime zyrtare nga qeveria.
  • Kryeministri Berisha pret për vizitë ambasadorin e ri të Izraelit Tiranë, 9 shkurt, NOA - Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e ri të Izraelit, David Cohen, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.
  • Haiti, një djalë nxirret i gjallë nga rrënojat pas 27 ditësh Porto Prince, 9 shkurt, NOA - Një djalë 28-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në kryeqytetin haitian Porto Prince, 27 ditë pas tërmetit që ra në Haiti më 12 janar.
  • Lindjet e reja në spital, Vasili: Reduktoni shpenzimet Tiranë, 9 shkurt, NOA / Nga Blerina Ahmetaj - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, u ka kërkuar mjekëve gjinekologë të maternitetit nr.2 në Tiranë "Koço Gliozheni", të mos kryejnë ekzaminime të panevojshme, të cilat i kushtojnë shumë arkës së shtetit.
  • Vrasja e Kamzës, flet i dyshuari: Më ngacmonte motrën Tiranë, 9 Shkurt NOA - I dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit Albert Ndrecaj sot pasdite në qendër të qytezës së Kamzës, pranoi krimin pasi u arrestua nga policia duke deklaruar se viktima i ngacmonte motrën.
  • Reformohet Matura Shtetërore, Tafaj: Do ndryshojë vlerësimi i provimeve Tiranë, 9 shkurt, NOA / Nga Blerina Ahmetaj - Matura Shtetërore 2010 do të pësojë ndryshime përsa i takon mënyrës së vlerësimit të provimeve. Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë fjalës së tij mbajtur në konferencën "Matura Shtetërore drejt standardeve evropiane".
  • Vrasja në Kamëz, policia arreston autorin Kamëz, 9 shkurt, NOA Update - Forcat e policisë së Kamzës kanë mundur të vënë në pranga personin i cili kreu krimin e rëndë të vrasjes së një të riu 22-vjeçar.
  • Ajri i ndotur mbi normat e BE, Shëndeti Publik: Asnjë ndryshim në 4 vjet Nga Blerina Ahmetaj Tiranë, 9 shkurt, NOA - Ndotja e ajrit në vendin tonë jo vetëm që nuk është reduktuar, por shifrat e monitorimit të kryer në 6 qytetet kryesore të vendit vazhdojnë të jenë të njëjtat.
  • Obama uron kosovarët për 2 vjet Pavarësi Uashington, 9 shkurt, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një letër urimi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e 17 Shkurtit, përvjetorit të dytë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
  • Siguria e rrugëve, Policia dhe Doganat kanë kontrolluar 17.214 automjete në vend Tiranë, 9 shkurt, NOA - Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë marrë disa masa të përbashkëta në kuadër të shtimit të sigurisë në akset rrugore të vendit.
  • Topi-Borchardt, takim mbi zgjidhjen e krizës Tiranë, 9 shkurt, NOA - Çështja e tryezës së afërt politike mes pozitës dhe opozitës, të cilën presidenti Topi vendosi ta thërrasë ditën e shtunë, ka qenë në qendër të takimit të tij me ambasadorin gjerman në Tiranë, Bernard Borchard.
  • Vrasje sërish në Kamzë, viktima vdes në Spitalin Ushtarak Tiranë, 9 Shkurt NOA - Një person humbi jetën para pak minutash në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pak pasi u dërgua atje me plagë arme të ftohtë, i thanë agjencisë NOA, burime spitalore.
  • "Reamonn", rock live në Tiranë Tiranë, 9 shkurt, NOA / Milena Selimi - Në vazhdën e koncerteve mbështetëse të emrave dhe grupeve të njohur muzikore evropiane, kompania celulare AMC do të sjellë këto ditë të mesit të shkurtit në Tiranë grupin irlandez rock "Reamonn", i cili do të japë një koncert në Pallatin e Kongreseve më
  • Dita ndërkombëtare e internetit të sigurt, udhëzime konkrete Tiranë, 9 shkurt, NOA - Në ditën ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, disa OJQ kanë shpërndarë një udhëzues të posaçëm në të cilin përmbahen këshilla përdorimi për fëmijët dhe prindërit mbi shërbimin e internetit.
  • Sulm ambasadës italiane në Teheran, Fratini: Gurë dhe vezë Teheran, 9 shkurt, NOA - Ambasada italiane në Teheran është sulmuar nga dhjetëra manifestues iranianë nën brohoritjet "Vdekje Italisë" dhe "Vdekje Berluskonit".
  • Rama: Vlerësojmë tryezën e Presidentit, është përpjekje për zgjidhjen e krizës Fier, 9 shkurt, NOA - Kryesocialisti Edi Rama gjatë panelit të radhës me gazetarët, ka përshëndetur tryezën e thirrur nga Presidenti i Republikës duke uruar që kjo sipas tij të arrijë të zgjidhë krizën politike dhe institucionale në vend.
  • Topalli pret në një takim ambasadorin e ri të Izraelit Tiranë, 9 shkurt, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka pritur në një takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e ri të Izraelit në Shqipëri, David Cohen, shoqëruar dhe nga zonja e tij.
  • Berisha: Ky do jetë viti i privatizimeve për çdo gjë që ka mbetur pa u shitur Tiranë, 9 shkurt, NOA - Ky vit do të jetë përcaktues për pothuajse çdo gjë që ka mbetur pa privatizuar përveç shkollave, spitaleve, digave dhe ndonjë gjë krejtësisht të parëndësishme.
  • Apeli i Krimeve të Rënda, flasin gjyqtarët: Çfarë duam të ndryshojë Tiranë, 9 Shkurt NOA - Gjyqtarët e Apelit për Krime të Rënda i kanë propozuar sot ndryshime Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së në mënyrë të tillë që të kenë siguri në punë dhe që ajo të funksionojë sa më mirë.
  • Përmbyllet me sukses nisma e Eagle, "Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë" Më shumë foto te Galeria Tiranë, 9 Shkurt NOA - Kompania celulare Eagle Mobile ka përmbyllur me sukses projektin "Biznesi në Mbështetje të Fëmijëve Jetimë", ku për një vit u përfshinë 25 kompani, shoqata biznesi, universitete, shkolla, spitale, përfaqësues të mediave, etj.
  • UniCredit publikon raportin: Shqipëria, rritja e GDP këtë vit 8.9% Tiranë, 9 Shkurt NOA - Banka prestigjioze UniCredit përmes grupit të saj të kërkimit shkencor UniCredit Research ka publikuar dje raportin e saj mbi zbulimin e mundësive në investime në tregjet financiare dhe të aseteve.
  • E rrahin dhe i djegin makinën, policia në kërkim të autorëve Durrës, 9 shkurt, NOA Update - Tre persona kanë dhunuar një 38 vjeçar nga qyteti i Durrësit dhe më pas i kanë vënë flakën automjetit me të cilin udhëtonte.
  • Hyn në fuqi marrëveshja për heqjen e vizave me Turqin Tiranë, 9 shkurt, NOA- Qytetarët shqiptarë nuk do të jenë më të detyruar për të marrë viza për të udhëtuar drejt Turqisë. Ministria e Jashtme njoftoi dje se "Marrëveshja me shkëmbim notash ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për heqjen
  • "Vetëvendosja" kërkon drejtësi për vrasjet e 10 shkurtit Prishtinë, 9 shkurt, NOA- Lëvizja "Vetëvendosja" do të përkujtoj nesër protestat e 10 shkurtit të vitit 2007, ku protestuesit paqësor u dhunuan nga Policia e UMNIK-ut dhe u shënuan dy viktima.
  • Kërkon ndërhyrjen e shtetit për ta mbrojtur nga burri Durrrës, 9 shkurt, NOA- Një 23 vjeçare nga qyteti i Durrësit ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për shmangur keqtrajtimin që i bënte bashkëshorti i saj.
  • Ukrahin, Timoshenko do të kontestojë rezultatet Kiev, 9 shkurt, NOA- Ukrahina duket se ende nuk i ka mbyllur llogaritë me Revolucionin Portokalli. Kryeministrja në detyrë e Ukrainës, Julia Timoshenko, është duke planifikuar kontestojnë rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
  • PS: Berisha të tregojë për persekutimin e mjekëve Tiranë, 9 shkurt, NOA- Debati mbi krimet e komunizmit ka rikthyer sërisht akuzat personale mes drejtuesve të politikës. Këtë herë është Partia Socialiste ajo që akuzon kryeministrin Berisha për përfshirje në dënimin e kundërshtarëve të regjimit komunist.
  • Rama pranon tryezën e Topit dhe kërkon hapjen e kutive Tiranë, 9 shkurt, NOA-Partia Socialiste ka vlerësuar tryezën e thirrur nga Presidenti i Bamir Topit, por këmbëngul se hapja e kutive është një kusht i panegociueshëm.
  • Patozi: Vlerësojmë nismën e Topit, dialogu me PS sipas KE dhe OSBE Tiranë, 9 shkurt, NOA- Partia Demokratike e vlerëson si hap pozitiv thirrjen e tryezës së dialogut nga Presidenti Topi. Kryetari i Grupit Parlamentarë, Astrit Patozi, theksoi se "kjo mazhorancë ka pasur, ka dhe do të vazhdojë të ketë dialog me Partinë Socialiste dhe me çdo faktor tjetër politik
  • PD: 29 nëntori, ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit Tiranë, 9 shkurt, NOA- Partia Demokratike kërkoj hetim për krimet e komunizmit pas zbulimit të varrit masiv me 19 kufoma në malin e Dajtit. Një pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, të përfaqësuar nga Mesila Doda, Gent Strazimiri dhe Eduard Halimi kanë vizituar vendin ku u zbulua varri masiv dhe
  • Greqi, opozita kundërshton projekt-ligjin për emigrantët Athinë, 9 shkurt, NOA- Marrja e nënshtetësisë dhe të drejtat politike për emigrantët janë bërë objekt i debateve të ashpra në parlamentin grek. Projekt-ligji i ri i qeverisë së majtë u mbrojt nga kryeministri Papandreu, i cili gjatë fjalës në Parlament u shpreh se projekti i ri politik i jep fund
  • Operacioni "Nata me Hënë" sekuestron arsenal armësh, eksploziv dhe bizhuteri Lezhë, 9 shkurt, NOA - Një arsenal i vërtetë armësh zjarri dhe armë gjahu, shoqëruar edhe me disa mina dhe lëndë plasëse është mundur të sekuestrohet nga forcat e policisë së Lezhës nën kuadrin e operacionit të koduar "Nata me hënë".
  • Kompania Toyota tërheq nga tregu gjysëm milionë makina Tokio, 9 shkurt, NOA - Mëse gjysëm milionë vetura janë tërhequr nga tregu prej gjigantit japonez të makinave, "Toyota". Lajmi bëhet i ditur nga kompania e njohue r automobilave, e cila sot ka shpallur tërheqjen e afro gjysmë milioni veturave hibride, përfshirë edhe modelin Prius në gjithë botën
  • PBKD: Varri masiv në Dajt, goditje ndaj kujtesës së kombit Tiranë, 9 shkurt, NOA - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka qenë gjithmonë e mendimit se e keqja më e madhe për shoqërinë e sotme ka qenë dhe mbetet mentaliteti komunist i shoqërisë.
  • Vodhi tubin e kullës së vrojtimit, kapet i shpalluri në kërkim Fier, 9 shkurt, NOA - Forcat e Policisë së Fierit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një 27-vjeçari të shpallur në kërkim. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se ai quhet Edmond Myrtaj, lindur dhe banues në fshatin Ruzhdie të Fierit.
  • Rama sot në panel me gazetarët në Fier Fier, 9 shkurt, NOA - Qyteti i Fierit është ndalesa e radhës për kryesocialistin Edi Rama në kuadrin e turit të ri që ai ka ndërmarrë nëpër qytetet kryesore të vendit për të shpjeguar arsyet e protestës së opozitës.
  • Presidenti sot me gjermanin Bochardt, vijon takimet me ambasadorët për krizën Tiranë, 9 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të vijojë gjatë ditës së sotme takimet me përfaqësues ndërkombëtarë në Tiranë lidhur me çështjen e zgjidhjes së krizës politike në vend.
  • Fëmijë të Murit, një histori jo vetëm gjermane Tiranë, 9 shkurt, NOA / Nga Milena Selimi - Së bashku me nxënës të seksionit dygjuhësh të gjimnazit "Sami Frashëri" si dhe me studentë të universitetit të Tiranës autori dhe regjisori nga Berlini, Stefan Neugebauer, prezanton një pjesë të historisë gjermane në një kolazh skenik grotesk.
  • Fuere paralajmëron tensione ndëretnike në Maqedoni Shkup, 9 shkurt, NOA - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere, sërish ka përsëritur idenë e tensioneve ndëretnike në Maqedoni në rast se do të shtyhet caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e këtij vendi në BE.
  • Kastriot Islami: Opozita duhet të futet në Parlament Tiranë, 9 shkurt, NOA / Nga Menada Zaimi - "Kuadri i zgjidhjes së krizës është i qartë, pra opozita duhet të futet në Parlament dhe njëkohësisht duhet ngritur një komision hetimor", tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Kastriot Islami.
  • Parlamenti Evropian zgjedh sot anëtarët e Komisionit Evropian Strasburg, 9 shkurt, NOA - Parlamenti Evropian do të vendosë për anëtarët e rinj të Komisionit Evropian, të cilët janë propozuar nga presidenti i KE-së, Hoze Manuel Barroso.
  • Ndihmoi një familje për të kaluar kufirin, kapet nga policia Devoll, 9 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Devollit kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Edmond Ago, lindur dhe banues në fshatin Bitinckë për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", e parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal.
  • Traktori del nga rruga, shoferi rezulton në gjendje të rëndë Elbasan, 9 shkurt, NOA - Humbja e kontrollit gjatë drejtimit të automjetit gati sa nuk i ka kushtuar jetën shoferit të tij. Ky i fundit është përplasur keqazi dhe është aksidentuar në mënyrë të rëndë.
  • Agjenci e re për parashikimet mbi ndryshimet e klimës Uashington, 9 shkurt, NOA - Ashtu siç ekziston një agjenci ndërkombëtare për planet bërthamore, së shpejti do të ketë një të tillë edhe për parashikimet dhe studimet që do ndërmerren në mënyrë globale mbi ndryshimet e klimës.
  • Mjeku i Majkëll Xheksonit rrëzon akuzat në gjykatë Los Anxhelos, 9 shkurt, NOA - Conrad Murray, mjeku i yllit të popit Michael Jackson, u paraqitet në gjykatën e Los Anxhelos në një seancë paraprake për akuzën penale lidhur me vdekjen e këngëtarit shtatë muaj më parë.
  • Irani nis sot pasurimin e uraniumit, ndërkombëtarët: Masa të ashpra! Teheran, 9 shkurt, NOA - Sot Irani, do të fillojë prodhimin e pasurimit të uraniumit në sasi të lartë, siç edhe ka informuar zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore në Vjenë.
  • Timoshenko nuk e pranon humbjen, gati akuzat për manipulim zgjedhjesh Kiev, 9 shkurt, NOA - Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, sot pritet që të paraqitet para gazetarëve për të parën herë prej përfundimit të raundit të dytë zgjedhor për presidentin e ri të vendit.
  • Japoni, murgu budist që predikon me këngë rrep Tokio, Japoni, 9 Shkurt NOA - Në shtetin japonez një murg budist predikon duke dëgjuar muzikë rrep dhe tip - tap. Bëhet fjalë për murgun Kansho Tagai, 49 vjeç i cili po ndjek një mënyrë mjaft të veçantë për të predikuar ku muzika duket se do të influencojë në popullsi.
  • Meta: Shkupi të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit që të integrohet Tiranë, 9 Shkurt NOA - Qeveria në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë duhet të tregohet e vëmendshme që të zbatojë sa më shpejt deri në fund Marrëveshjen e Ohrit sepse ajo është faktor kyç për integrimin e këtij vendi në strukturat euroatlantike.
  • Rekord Gines, mban në gojë plot 18 shpata Sydney, Australi, 9 Shkurt NOA - Ka hyrë në librin Guinness dhe bëhet fjalë për një shtetas australian i cili ka futur në gojë 18 shpata. Chayne Hultgren, 31 vjeç në performancën e tij të cilën e realizoj në Sidney arriti të bënte këtë gjë të pabesueshme me 18 shpata të cilat ishin të gjata rreth
  • Takime në Presidencë apo te Presidenti? Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vendosi që të thërrasë tryezën politike, ditën e shtunë më 13 shkurt 2010, në orën 11.00, në Selinë e Presidentit.
  • Dhoma e Tregtisë, bursa dhe punësim për studentët që mësojnë Tiranë, 9 Shkurt NOA - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi duke përcaktuar për herë të parë qartë se në çfarë do të konsistojë ky memorandum.