Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrahin dhe i djegin makinën, policia në kërkim të autorëve
English

E rrahin dhe i djegin makinën, policia në kërkim të autorëve

Durrës, 9 shkurt, NOA Update - Tre persona kanë dhunuar një 38 vjeçar nga qyteti i Durrësit dhe më pas i kanë vënë flakën automjetit me të cilin udhëtonte. Policia sqaron për agjencisë NOA se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në fshatin Arapaj të rrethit bregdetar.

Personi me inicialet A.P ka qenë në automjetin e tij tip "Benz 200" kur i kanë dalë para tre persona ende të paidentifikuar.

Sipas policisë pas debatit që kanë pasur me drejtuesin e mjetit, të tre personat ende të paidentifikuar, e kanë goditur me sende të forta në trup dhe më pas i kanë shkatërruar automjetin duke i vënë zjarrin.

Policia sqaron se pas denoncimit "menjëherë kanë shkuar shërbime Policie dhe Grupi Hetimor i cili ka kryer veprimet procedurale".

Lidhur me krimin, policia e Durrësit thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa i dëmtuari pas mjekimit të marrë në spital është larguar për në banesën e tij.

xh.q/NOA

KOMENTE