English

Greqi, opozita kundërshton projekt-ligjin për emigrantët

Athinë, 9 shkurt, NOA- Marrja e nënshtetësisë dhe të drejtat politike për emigrantët janë bërë objekt i debateve të ashpra në parlamentin grek. Projekt-ligji i ri i qeverisë së majtë u mbrojt nga kryeministri Papandreu, i cili gjatë fjalës në Parlament u shpreh se projekti i ri politik i jep fund "një politike getozimi 28 vjeçare".

Kryeministri grek u shpreh se: "me projektligjin për nënshtetësinë që votojmë vendosim një gurë tjetër ligjishmërie dhe sigurie për vendin tonë". Ai akuzoi përfaqësuesit e partive të djathta për retorikë ksenofobe dhe "fjalë të papërgjegjshme që shoqëria greke do t'i paguajë".

Ndërkohë kreu i opozitës së djathtë Samaras u shpreh se do të votojë kundër këtij projektligjit dhe pas ardhjes në pushtet do të kërkojë shfuqizimin e tij.

Më i ashpër në deklarata ka qenë drejtuesi i partisë opozitare, LAOS, Jorgos Karaxhaferis, i cili foli për "tjetërsim" mysliman të kombit grek dhe kërkoi referendum.

xh.q/NOA

KOMENTE