Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irani kundër botës, fillon pasurimin e uraniumit
English

Irani kundër botës, fillon pasurimin e uraniumit

Irani sot shpalli se ka filluar punët për të prodhuar uraniumin e pasuruar në shkallën 20%, përkundër paralajmërimeve të fuqive botërore, të cilat dyshojnë se aktivitetet synojnë prodhimin e bombës bërthamore. Njoftimin e kreut bërthamor të Iranit, Ali Akbar Salehi, e transmetoi agjencia IRNA. Kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Rusi tha se njoftimi i Iranit se planifikon ta pasurojë uraniumin në shkallën 20% në territorin e vet, lind "dyshime" për qëllimet bërthamore të vendit.

Më herët, televizioni shtetëror iranian raportoi se Irani ka filluar të bëjë pasurimin e uraniumit "në prani të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore". "Irani pohon se nuk synon armët bërthamore, dhe se është për zhvillimin e një programi bërthamor paqësor. Por, veprimet e tij, përfshirë dhe vendimet për pasurimin e uraniumit në 20 %, rrisin dyshimet tek vendet tjera, dhe këto dyshime janë të bazuara", tha Petrushev. Zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morel tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë për rezolutë për sanksione të reja të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit "për disa javë, jo muaj". Kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu tha se Irani " shpejton të prodhojë armë bërthamore", dhe bëri thirrje për sanksione kundër Teheranit. Ekspertët thonë se pasi Irani ta ketë pasuruar uraniumin në shkallën 20%, atëherë mund ta çojë në nivelin 93%, aq sa nevojitet për të prodhuar armatimin bërthamor, sepse teknologjia është e njëjtë. Irani i mohon akuzat e Perëndimit se synon të prodhojë armatim bërthamor, duke këmbëngulur se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur tre raunde sanksionesh kundër Iranit në përpjekje që ta ndalë pasurimin e uraniumit. /rfe/

KOMENTE