English

Kompania Toyota tërheq nga tregu gjysëm milionë makina

Tokio, 9 shkurt, NOA - Mëse gjysëm milionë vetura janë tërhequr nga tregu prej gjigantit japonez të makinave, "Toyota". Lajmi bëhet i ditur nga kompania e njohue r automobilave, e cila sot ka shpallur tërheqjen e afro gjysmë milioni veturave hibride, përfshirë edhe modelin Prius në gjithë botën.

Kjo për shkak të përmirësimeve, që duhet të bëhen në frena dhe për një fakt të tillë, vetë presidenti i kompanisë, Akio Tojoda, kërkoi falje nga blerësit.

"Ne dëshirojmë të kërkojmë falje te të gjithë klientët tanë, që kanë shqetësime derisa presin që Toyota ta rregulloj gabimin", tha ai në konferencën e sotme për shtyp në Tokio.

n.e/NOA

KOMENTE