English

Mbyllen shpresat e Ronaldinhos për Botërorin

Brazil, 10 Shkurt NOA - Nuk vijnë lajme të mira për sa i përket lojtarit të Milanit Ronaldinho të cilit me sa duket i janë mbyllur shpresat për aktivizimin e tij me përfaqësuesen e Brazilit në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010.

Braziliani për momentin po kalon një periudhë mjaft të mirë madje ai është pika kyçe e ekipit të Milanit, por me sa duket Dunga që është dhe trajneri i Brazilit nuk e ka thërritur atë për ndeshjen miqësore me Irlandën dhe duket se nuk ka ndërmend ta thërrasë as në botëror.

Kjo është diçka mjaft zhgënjyese për Ronaldinhon i cili kishte shprehur një gatishmëri të plotë dhe një entuziazëm mjaft të madh në rast se do të vishte dhe një herë bluzën e përfaqësueses së tij në botëror ku për herë të fundit duhet të kujtojmë datën 1 prill të 2009 ku zëvendësoi Elanon në minutat e fundit të ndeshjes.

Një brazilian tjetër i Milanit i cili duket se është thirrur nga Dunga është Thiago Silva i cili po tregon vlerat e tij si mbrojtës mjaft i mirë në kampionatin Italian dhe duket se do të jetë dhe pjesëmarrës në evenimentin që shoku i tij i skuadrës dëshiron kaq shumë.

r.b/NOA

KOMENTE