Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Shkupi të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit që të integrohet
English

Meta: Shkupi të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit që të integrohet

Tiranë, 9 Shkurt NOA - Qeveria në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë duhet të tregohet e vëmendshme që të zbatojë sa më shpejt deri në fund Marrëveshjen e Ohrit sepse ajo është faktor kyç për integrimin e këtij vendi në strukturat euroatlantike.

Këtë e ka bërë të qartë zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta pas takimit që pati me kreun e diplomacisë së Shkupit Miloshoski, duke iu përgjigjur disa pyetjeve, përgjigjet e të cilave i gjeni të zbardhura më poshtë.

Meta tha se "ne jemi shumë të interesuar për ecurinë e mëtejshme të reformave në Maqedoni të c

ilat përshpejtojnë proçeset integruese të këtij vendi mik, dhe sidomos ne mendojmë se përshpejtimi i zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm". Këtu erdhi dhe paralajmërimi në mënyrë diplomatike: "Besojmë se do të ecet në këtë drejtim, gjë që do të përshpejtojë dhe vetë proçeset integruese në Bashkimin Evropian të Maqedonisë".

Z.Meta mund të na flisni fillimisht mbi takimin që ju patët me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Miloshoski?

Ne bashkërisht ndamë vlerësimin se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira dhe se ekziston vullneti i dyanshëm për konsolidimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat, ndaj për këtë qëllim kemi rënë dakord për vazhdimin e vizitave e takimeve të rregullta në nivel të lartë dhe konsultimeve diplomatike periodike gjatë këtij viti.

Njëkohësisht nënshkruam protokollin e bashkëpunimit midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme dhe midis Akademive Diplomatike të MPJ-ve.

Këto janë konfirmim i ecurisë pozitive të marrëdhënieve tona fqinjësore dhe nxitje e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat e tjera.

Cilat janë fushat që ju mendoni se kanë më shumë interes mes dy vendeve?

Theksuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, duke evidentuar nevojën e mbajtjes së Sesionit II të Komisionit të Përbashkët për bashkëpunimin ekonomik e tregtar; rritjen e shkëmbimeve tregtare; lidhjet më të ngushta ndërmjet komuniteteve të biznesit, zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e transportit, por edhe turizmit, arsimit, mbrojtjes, mjedisit, bujqësisë, si dhe për të nxitur bashkëpunime në projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe energjetikë.

Në mënyrë të veçantë kemi konkluduar se është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia në bashkëpunim edhe me Bullgarinë dhe në mënyrë të veçantë me Italinë, të intensifikojmë të gjitha përpjekjet për të gjallëruar të gjitha projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e Korridorit 8.

Maqedonia ka hyrë në regjimin pa viza dhe Shqipëria ende jo. A mbështet Shkupi vendimin e pritshëm për ne dhe ndërkohë, Tirana zyrtare si e vlerëson integrimin e fqinjëve?

Ne e vlerësuam ecurinë pozitive në kuadër të proçeseve integruese në BE, si liberalizimin e vizave për zonën Shengen, dhe shpreha besimin se edhe ne do ta fitojmë këtë liberalizim të vizave brenda këtij viti.

Njëkohësisht Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ndaj ne shpresojmë që të kapërcehet sa më shpejt çdo pengesë që ka mbetur për ta formalizuar dhe konkretizuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Por pavarësisht kësaj, ne të gjithë e dimë dhe vlerësojmë faktin se Maqedonia është shumë e angazhuar në të gjitha misionet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes në Botë.

A keni informacione nëse po zbatohet Marrëveshja e Ohrit?

Ne jemi shumë të interesuar për ecurinë e mëtejshme të reformave në Maqedoni të cilat përshpejtojnë proçeset integruese të këtij vendi mik, dhe sidomos ne mendojmë se përshpejtimi i zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm. Besojmë se do të ecet në këtë drejtim, gjë që do të përshpejtojë dhe vetë proçeset integruese në Bashkimin Evropian të Maqedonisë.

Maqedonia ka luajtur një rol shumë pozitiv për stabilitetin e rajonit tonë, dhe në këtë drejtim unë dua të vlerësoj në mënyrë të veçantë nënshkrimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis tyre.

A keni biseduar ju për shqetësimet lidhur me mësimin e gjuhës maqedone për fëmijët shqiptarë dhe pse kjo nuk bëhet edhe për mësimin e shqipes për fëmijët maqedonas atje ku ata janë pakicë në komuna shqiptare? Mos ndoshta kjo mund të shkaktojë premisa destabiliteti në Maqedoni dhe rajon?

Do të theksoja lidhur me këtë pyetje se është shumë e rëndësishme që për shkak të atyre sensibiliteteve që ekzistojnë në vendet tona, të ndërmerret një konsultim dhe dialog me komunitetet. Në rastin konkret, një mirëkuptim edhe me forcat politike shqiptare. Natyrisht edhe një mirëkuptim me OSBE-në e cila ka qenë dhe është e angazhuar për këtë çështje por edhe në çështje të tjera.

Ne këtu në Ballkan duhet t'i mësojmë më shumë gjuhët e njëri-tjetrit, sepse edhe z. Miloshoski mund ta fliste edhe më mirë shqipen duke qenë se ka lindur në Tetovë. Megjithatë kjo nuk na pengon që të mirëkuptohemi në mënyrë të shkëlqyer.

FUND

KOMENTE